Thaçi thotë se shkuarja e qytetarëve të Kosovës në ISIS s’ka të bëjë me fenë

Aktuale

Thaçi thotë se shkuarja e qytetarëve të Kosovës në ISIS s’ka të bëjë me fenë

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 21:30
Hashim Thaçi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se besimi apo ideologjia nuk është arsyeja kryesore se pse të rinjtë kosovarë kanë shkuar për t’iu bashkuar grupit militant Shteti Islamik (ISIS).

Thaçi ka thënë se bashkëngjitja e kosovarëve në këtë organizatë nuk ka të bëjë me besimin dhe ideologjinë. Madje, sipas Thaçit, edhe ata që udhëheqin këtë organizatë nuk e bëjnë për këtë qëllim.

Presidenti Thaçi ka vlerësuar në një intervistë për RTV Dukagjini se Kosova është kampionë kundër terrorizimit dhe radikalizmit në rajon, ndërsa për këtë sipas tij kanë folur edhe presidenti i SHBA-ve, Barack Obama, dhe Sekretari i Shtetit, John Kerry.

Presidenti i vendit ka vlerësuar se askush nuk duhet të bëhet injorant dhe të mohojë se nuk ka pasur elemente radikale në Kosovë.

Thaçi ka shpjeguar se si autoritetet vendase kanë marr masa konkrete ndaj 100 individëve të cilët, siç tha ai, kanë përhapur dhe nxitur urrejtje si dhe kanë ndihmuar në shkuarjen e qytetareve të Kosovës në Irak dhe Siri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat