Limaj në vizitë tek familja e heroit Ismet Jashari

Lajme

Limaj në vizitë tek familja e heroit Ismet Jashari

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 19:10
Fatmir Limaj, së bashku me deputetin Haxhi Shala dhe anëtarin e kryesisë së kësaj partie, Bajram Hasani kanë vizituar sot familjen e komandantit ‘Kumanova’, Ismet Jashari

Kryetari i partisë opozitare Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, së bashku me deputetin Haxhi Shala dhe anëtarin e kryesisë së kësaj partie, Bajram Hasani kanë vizituar sot familjen e komandantit ‘Kumanova’, Ismet Jashari, në fshatin Orizare të Kumanovës.

Kjo është bërë e ditur përmes një postimi në facebook të anëtarit Bajram Hasani, i cili ka shkruar se komandant Kumanova ishte figurë emblematike e UÇK-së dhe një prej miqve më të mirë të liderit të NISMA's.

Në postimin e tij, ai ka shkruar se vendi nuk do të harrojë kurrë veprën e heroit Ismet Jashari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat