Mielli jo vetëm në kuzhinë…

Shëndetësia

Mielli jo vetëm në kuzhinë…

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 14:13
Përdorimi i miellit

Mielli është një nga përbërësit më të përdorur në kuzhinë, por a e dini se përdorimet e tij nuk limitohen vetëm në përgatitjen e ëmbëlsirave, bukës dhe produkteve ushqimore?

Ja disa mënyra alternativa për përdorimin e miellit:

Pastrimi i bakrit – Duke bashkuar miell, kripë dhe uthull të bardhë mund të përftoni një masë, e cila është e aftë për të pastruar shumë mirë enët e bakrit.

Shkëlqen çelikun – Është e përsosur për të pastruar çelikun, si dhe kokat e çezmave të cilat janë metalike. Një leckë me fibra spërkateni me pak miell dhe pastroni çezmën për ta bërë atë të shndritshme. [flour]

Lojë për më të vegjlit – Mund të përzieni pak miell me ujë dhe t’ia jepni atë të luajnë më të vegjlit, në vend të plastelinë. Ka për të qenë një mënyrë shumë e mirë argëtimi për fëmijët tuaj.

Doreza për kuzhinë – Mielli mund të përdoret në vend të pudrës për të veshur dorezat prej llastiku.

Largon milingonat – Është një ilaç shumë i mirë dhe natyral për të mbajtur milingonat larg nga banesa juaj. Mbyllni me pak miell zonat në të cilat mendoni se hyjnë milingonat dhe problemi u zgjidh.

Lufton parazitët – Mielli mund të përdoret për të larguar parazitët nga kopshti. Në vend që të përdorni pesticide për bimë tuaja, mund ti lyeni ato në pjesën afër rrënjës me pak miell.

Krem për fytyrën – Nëse bëni bashkë pak miell, mjaltë dhe qumësht, mund të përfitoni një krem shumë të mirë për fytyrën. Aplikojeni atë në lëkurë, i bëni pak masazh dhe lëreni të pushojë për 15 minuta. Pasi ta shpërlani do të vini re se lëkura do të jetë më e shndritshme dhe më e butë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat