Obama: Michele nuk më lejon që të kandidoj përsëri

Amerika

Obama: Michele nuk më lejon që të kandidoj përsëri

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 11:52
Barack dhe Michele Obama

Presidenti amerikan Barack Obama ka pranuar se nuk do të kandidonte përsëri për president, edhe nëse kjo do të ishte e mundshme sepse këtë nuk do ia lejonte bashkëshortja e tij, Michele.

Obama ka thënë kështu në kuadër të fushatës së politikave ekonomike në Indiana ku ka ftuar votuesit që ta përkrahin Partinë Demokratike.

Gjatë fjalimit njëri nga mbështetësit e Obamës ka thënë “Edhe katër vjet” duke aluduar në sloganin popullor të fushatës së tij në vitin 2012.

“Nuk mundem” është përgjigjur Obama. “Ështe e ndaluar me Kushtetutë dhe çka është më e rëndësishme këtë ma ndalon Michele”.

Në bazë të Kushtetutës së SHBA-ve presidenti i shtetit mundet vetëm një herë që të rikandidojë për t’u zgjedhur president.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat