Goditja e radhës e Lu-së: Politikanët mendojnë se ata janë të zgjuarit, por shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit

Shqipëria

Goditja e radhës e Lu-së: Politikanët mendojnë se ata janë të zgjuarit, por shqiptarët e dinë kush janë të korruptuarit

Më: 2 qershor 2016 Në ora: 10:59
Donald Lu

Kryediplomati amerikan në vendin tonë Donald Lu ka përshkruar edhe një herë për publikun historinë e një nëne shqiptare të cilës drejtësia shqiptare i ktheu shpinën për shkak të korrupsionit.

Bëhet fjalë për historinë e një gruaje të dhunuar prej shumë vitesh nga bashkëshorti i saj, një i dënuar, me precedentë të shumtë penalë. Pasi gruaja gjeti guximin të rrëfejë historinë e saj dhe ti drejtohet gjykatës, aty gjyqtari i korruptuar – theksoi ambasadori - i tha kriminelit pasurinë dhe kujdestarinë për 2 nga 3 fëmijët e saj.

“Të pasurit dhe të fortët e blejnë drejtësinë, të varfrit janë viktima”, tha ambasadori.

Gjatë fjalës që mbajti në prezantimin e një sondazhi që është bërë në Shqipëri për korrupsionin në vend një bashkëpunim të USAID dhe IDRA, ambasadori amerikan në vendin tonë, gjithmonë i drejtpërdrejtë, rrëfeu për bisedën që kishte pasur me një politikan shqiptar i cili i ishte shprehur se shqiptarët nuk e kuptojnë reformën në drejtësi dhe korrupsionin.

“Kjo është tipike për arrogancën e politikanëve dhe gjithë elitës që besojnë se vetëm ata janë të zgjuar për të kuptuar se çfarë po ndodh në shoqërinë shqiptare”, tha Lu.

Por duke cituar rezultatet e këtij sondazhi, Lu tha se qytetarët shqiptarë e shohin problemin e korrupsionit tek udhëheqësit e partive politike, prokurorët, gjykatësit dhe doganierët. Kjo sipas Lu-së, tregon se shqiptarët në fakt, e kuptojnë më së miri këtë problem, duke lënë të kuptohet se ai mbështet këtë shqetësim të tyre dhe e gjen korrupsionin pikërisht tek këta zyrtarë. Ky është momenti që sipas kryediplomatit tregon se politikanët duhet të dëgjojnë popullin.

“Korrupsioni po shkatërron jetën e qytetarëve të ndershëm”, u shpreh ambasadori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat