Kryeministri premton ratifikim të shpejtë të Demarkacionit me Malin e Zi

Kosova

Kryeministri premton ratifikim të shpejtë të Demarkacionit me Malin e Zi

Më: 6 maj 2016 Në ora: 19:14

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa tha se sot se ratifikimi i Demarkacionit me Malin e Zi do të bëhet shumë shpejt.

Mustafa, në një konferencë për media ka treguar se nga java e ardhshme do të bisedojë me kryetarin e Kuvendit Kadri Veselin dhe me presidentin Hashim Thaci në mënyrë që të shihet se në çfarë forme dhe kur do të procedohet në Kuvend.

Mustafa: Shumë shpejtë vendimi për demarkacionin me Malin e Zi

“Tani mund të konsideroj që nuk kemi afat kohor shumë të madh sepse do të vij koha e pushimeve të Parlamentit, dhe afatet kohore të cilat janë përmendur konkretisht nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian janë mjaft të ngushta, ku flitet për tre muaj, për 100 ditë deri sa të merret vendimi nga Parlamenti i Evropës dhe nga Këshilli i Evropës. Që nga java e ardhshme do të bisedojë me kryetarin e Parlamentit dhe me presidentin e vendit dhe do të shoh në çfarë forme dhe kur do të procedojmë në Kuvend. Ne e ke mi vendimin e Qeverisë është marrëveshja e nënshkruar nga përfaqësues të Republikës së Kosovës dhe ata të Malit të Zi”, tha Mustafa.

Ratifikimi i Demarkacionit është kusht kryesor që qytetarët kosovarë të udhëtojnë pa viza nëpër vendet e BE-së.

Në lidhje me kundërshtimet e partive në opozitë sa i përket Demarkacionit Mustafa tha se janë vërejtje të cilat mund të trajtohen edhe pas ratifikimit, ku ka treguar se pala malazeze ka shprehur gatishmërinë e saj se nëse është bërë ndonjë gabim, atëherë mund të ri-konsiderohet nga të dyja palët.

Veç tjerash në këtë konferencë, Isa Mustafa ka folur edhe për aksionin e sotshëm policor për uzurpimin e pronave.

Ai tha se aksionet e tilla e kanë përkrahjen e plotë të Qeverisë, duke theksuar se ky ka qenë një aksion i mirë nga Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Shtetit, pasi që siç thotë ai ka pasur shumë ankesa nga biznesmenët kosovar dhe të jashtëm që kanë privatizuar pasuri të ndryshme, por edhe që ua kanë uzurpuar njerëzit me pronar me fortë.

Mustafa lavdëroi edhe bordin e AKP-së që i ka bërë publike të gjitha rastet e uzurpimeve, e që sipas trij është kontribut i kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli.

Mustafa gjithashtu tha se çështjes së aksioneve të uzurpimeve duhet t’ju shkohet deri në fund pasi që askush nuk ka të drejtë të mbajë pronat e huaja dhe të pasurohet me to.

Mustafa: Askush nuk mund të pasurohet mbi pronat e huaja

“Është bërë një punë e mirë e Bordit të AKP-së, i cili i ka nxjerr të gjitha rastet e uzurpimeve, ka qenë edhe një kërkesë e kryetarit të Kuvendit, dhe mendoj që është edhe një kontribut i tij i rëndësishëm në këtë fushë. Mendoj që kësaj çështjeje duhet t’i shkohet deri në fund, edhe do t’i shkohet deri në fund sepse askush nuk mund t’i mbajë pronat e huaja dhe të pasurohet me prona të huaja”, tha Mustafa.

Në këtë konferencë Mustafa ka përmendur disa nga të arriturat e tij, ku tha se do të vazhdohet të punohet për kërkesat e reja të BE-së, për përgatitjen e Stabilizim Asociimit, ku më 16-17 maj do të presin edhe përfaqësues të Bashkimit Evropian në Kosovë, për ligjin mbi Trepçën, si dhe fusha të tjera.

Por ka theksuar se do të punohet fuqishëm në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forcat e Armatosura të Kosovës, si dhe në përplotësimin e kushteve dhe bashkëpunimit të ngushtë me NATO.

Mustafa: Do të punojmë fuqishëm në transformimin e FSK-së në FAK

“Do të punojmë fuqishëm në transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në Forca të Armatosura të Kosovës dhe në përplotësimin e kushteve tona njëherë të bashkëpunimit më të ngushtë me NATO-n dhe pastaj të anëtarësimit në NATO, sepse ky është objekti themelor i cili neve na mbetet në këtë periudhë”, tha Musftafa.

Për transformimin e FSK-së në FAK, ai tha se janë bërë të gjitha përgatitjet, por që duhet të punohet edhe më shumë me pakicat që të fitojnë përkrahjen e tyre dhe votën e tyre në Kuvend.

Në pyetjen e gazetarëve lidhur me emërimin e Enver Hoxhaj, në postin e ministrit të Punëve të Jashtme nga ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, Mustafa tha se është përmendur emri i Hoxhajt si kandidat për këtë post, por sipas tij për emërimin e ministrave është një mënyrë që duhet të procedohet me lig.

Megjithatë ai thotë se do të marr propozimin e Partisë Demokratike të Kosovës për emërimin, por thekson që është vendimi i tij për emërimin e ministrave.

Se cfarë do të bëhet me konkret në luftën kun dër korrupsionit, pasi që është edhe kriter i BE-së për liberalizmin e vizave dhe a ndërlidhet operacioni i fundit i EULEX-it me rekomandimin pozitiv të EULEX-, Mustafa, ka thënë se ky operacion në asnjë rast nuk ka pas të bëjë me liberalizimin e vizave.

Madje ai para gazetarëve tha se në vizitën e tij në Bruksel e ka ditur për liberalizmin e vizave por që njoftimin për vendimin është dashur të bëhet nga Bashkimi Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat