Haliti: Luanin e kisha më shumë se vëlla, ishte luan i vërtet i UÇK-së

Kosova

Haliti: Luanin e kisha më shumë se vëlla, ishte luan i vërtet i UÇK-së

Më: 6 maj 2016 Në ora: 18:06

Nënkryetari i Kuvendit të Kosovës, Xhavit Haliti në 19 vjetorin e rënies së heroit Luan Haradinaj, e ka përkujtuar atë, duke e quajtur luan të vërtet të UÇK-së.

Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se heroin Luan e kishte më shumë se vëlla, i cili asnjëherë nuk ka refuzuar detyrat e ngarkuara.

Lexoni postimin e plotë të Halitit në Facebook:

Sot, bëhen 19 vjet nga rënia e njërit nga pjesëtarët e parë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Luan Haradinaj. Ai ra në krye të detyrës për të ndihmuar grupin për të hyrë në Kosovë. Por, fitoi pavdekësinë. Luanin e kisha më shumë se sa vëlla. Ai ishte vërtetë luan i UÇK-së. Ishte ndër të rrallët i përgatitur për të vepruar në Kosovë dhe në Shqipëri. Për të gjitha detyrat e ngarkuara, Luani asnjëherë nuk tha: “jo, nuk mundëm”.

Ishte i përpiktë dhe jo rrahagjokës.

Rënia e Luanit e dobësoi ndjeshëm veprimtarinë e UÇK-së.

Luani meriton të nderohet dhe të respektohet përjetësisht nga Kombi shqiptar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat