Në Sllatinë të Epërme të Viti, përkujtohët dëshmroi Njazi Rexhepi dhe shënohët Dita e shkollës

Kosova

Në Sllatinë të Epërme të Viti, përkujtohët dëshmroi Njazi Rexhepi dhe shënohët Dita e shkollës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 16:34

Strukturat komunale, miq e familjarë kanë përkujtuar të premtën në Sllatinë të Epërme të Vitisë njërin nga dëshmorët e betejës së Kosharës Njazi Rexhepin në 17- vjetorin e rënjës për liri. Me këtë rast u shënua edhe dita e shkollës së fshatit e cila mban me krenari emrin e dëshmorit Njazi Rexhepi nga ky fshat.

Folsit në këtë tubim përfaqësuese të institucioneve lokale të Vitisë thanë se dëshmorët duhet nderuar në çdo vend e në çdo rast ngase falë tyre nxënësit tanë e shkollat tona po punojnë e mësojnë lirshëm, madje po hapen mundësitë që të integrohen më lirshëm në vendet evropiane.

Edhe udhëheqës të shkollës thanë se me shumë dashuri e pietet po mundohen të nderojnë figurat e ndritura të kombit që dhanë shumë për atdheun siç është Njazi Rexhepi, emrin e të cilët me pietet e mbanë kjo vater e diturisë e që si vatër diturie po bën një punë të mirë në edukimin dhe arsimimin e gjeneratave të reja.

Familjarët e dëshmorëve thonë se dhimbjen e kanë shndërruar në krenari dhe se vetë pjesëmarrja e qytetarëve tregon më së miri respektin jo vetëm për këtë figurë Njazi Rexhepin i cili kur atdheu thrriste e la punën që kishte në Itali dhe iu bashkangjitë radhëve të UCK-së pa hezitim duke dhënë jetën për liri që po e gëzojmë ne sot./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat