PDK me Konventë dy ditore, vetëm Veseli kandidat

Kosova

PDK me Konventë dy ditore, vetëm Veseli kandidat

Më: 6 maj 2016 Në ora: 15:52

(E plotësuar) Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosoëvs Enver Hoxhaj, nëpërmes një konference për media ka bërë të ditur se në Konventën e VII-të zgjedhore, e cila do të mbahet nesër bëri të ditur se vetëm një kandidat do të garojë për kryetar të PDK-së e ai është Kadri Veseli.

Por megjithëse sipas tij ka kaluar afati për kandidim, të gjithë të interesuarit, të cilët kanë vizionin mbështetjen politike, dijen dhe përvojën, mund të paraqiten dhe gjatë ditës së nesërme në Konventë, për t’u bërë pjesë e garës për kryetar të PDK-së.

Hoxhaj: Deri tani vetëm Kadri Veseli kandidat për kryetar të PDK-së

“Deri më tash kemi vetëm një kandidat për kryetar të PDK-së, të partisë më të madhe në vend. Çdo anëtar ka mundur të konkurrojë. Ju e dini që prej fillimit gara ka qenë e hapur, demokratike, gara e brendshme. Dhe çdo kush ka mundur ta ofrojë platformën e tij, vizionin e tij se si do e sheh Partinë Demokratike dhe se si e sheh Kosovën. Mirëpo, deri më sot ne kemi vetëm një kandidat të vetëm, emri i tij është Kadri Veseli. Z. Veseli ka mbërri në këto dy javët e fundit që të jetë i pranishëm në të gjitha degët e PDK-së, që të komunikojë me strukturat e partisë, me anëtarët dhe elektoratin e partisë, që ta prezantoj, vizionin e tij, platformën e tij se si e sheh PDK-në, se si e sheh rolin e PDK-së në një Kosovë evropiane në ndërtim e sipër”, tha Hoxhaj.

Ndërsa i pyetur rreth koalicionit qeverisës PDK-LDK, Hoxhaj tha se ky mandat qeverisës, duhet të shkojë deri në fund. Ndërkaq tha se opozita nuk ka pasur arsye ta sjellë vendin në prag të një krize.

Hoxhaj: Mandati qeverisës të shkoj deri në fund

“PDK dhe në shumë takime që ka pasur deri më tani të Këshillit Drejtues, ka shprehur idenë që të ketë jo vetëm një bashkëqeverisje me LDK-në, por dhe një partneritet strategjik... Jemi të interesuar të ketë stabilitet sidomos pas lajmeve të këtyre ditëve të fundit, liberalizimi i vizave, anëtarësimi i Kosovës në UE FA, hyrja në fuqi e MSA-së. Të gjitha këto janë çështje për të cilat ne mendojmë se ky mandat qeverisës duhet të shkojë deri në fund. Sikurse, që mendojmë që opozita nuk ka pasur asnjëherë arsye të fuqishme që ta sjellë vendin në prag të një krize, që e ka sjellë sikurse që ka qenë gjatë këtyre ditëve të fundit. Ju e dini dialogu është instrument i politikës së jashtme. Nganjëherë politika e jashtme është vërtetë e jashtme,por që qëllimet e saj janë të brendshme. Kur qëllimet e saj janë të brendshme atëherë ka të bëjë me luftën për pushtet që partitë politike përmes temave të jashtme synojnë ta projektojnë. Ne shpresojmë që kriza i takon të kaluarës”, tha Hoxhaj.

Hoxhaj, po ashtu bëri të ditur se priten aderime të reja në PDK, duke pohuar se ka interesim.

PDK me konventë dy ditore, vetëm Veseli kandidat

Konventa e shtatë e jashtëzakonshme zgjedhore e Partisë Demokratike të Kosovës, do të jetë dy ditore dhe deri më tani kandidat i vetëm për kryetar të partisë është Kadri Veseli.

Enver Hoxhaj në një konferencë për media tha se çdo anëtarë ka mund të konkurroi, të ofrojë vizionin dhe platformën, por deri tani kanë një kandidat të vetëm, e ai është Kadri Veseli.

“Siç duket ditëm e nesërme do të shkojmë me një kandidat të vetëm por nëse ka interesim mund të paraqiten edhe kandidat tjerë të cilët mendojnë se kanë vizion, në konventë”, tha Hoxhaj.

Ai foli dhe për ecurinë e konventës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat