Mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal të Prishtinës, AKP-ja dhe urbanizmi në rend dite

Kosova

Mbledhje urgjente e Kuvendit Komunal të Prishtinës, AKP-ja dhe urbanizmi në rend dite

Më: 6 maj 2016 Në ora: 14:50

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, kishte thirrur mbledhje urgjente më 14 prill të këtij viti, mirëpo ishte shpallur e jashtëligjshme nga Ministria e Administratës dhe Pushtetit Lokal.

Ndërsa sot është thirrur sërish mbledhje për në ora 15: 00, ku do të sillen në rend dite pikat që ishin shpallur të jashtëligjshme nga MAPL.

Lirak Çelaj ka thënë për mediat vendore se pikat e më pashme që janë miratuar janë shpallur të jashtëligjshme, dhe tash duhet të rishikohen. Pikat e rendit të ditës kishin të bënin me urbanizimin.

“Janë pikat të cilat kemi kërkuar të anulohen sepse mbledhja ka qenë jashtëligjshme. Ministria e ka shpall të jashtëligjshme pas kërkesës sonë dhe tash duhet të rishikohen prapë”, ka thënë Çelaj.

Çelaj ka thënë se në rend dite është edhe pika për lokalet që gjendet Agjencia Kosovare e Privatizimit. Komuna e Prishtinës përmes votimit në Kuvendin Komunal kishte kërkuar lirimin e hapësirave ku ndodhet AKP, e që ky objekt është në pronësi të Komunës.

Në mbledhjen e 14 prillit që ishte shpallur e jashtëligjshme nga MPL Kuvendi i Komunës së Prishtinës ia kishte miratuar vendimin për lejimin e afatit shtesë Agjencisë Kosovare të Privatizimit për lirimin e hapësirave, të cilat i janë dhënë me qira në bazë të kontratës 01. nr. 046-50871/1, ndërkohë AKP-së i ka skaduar kontrata në fillim të vitit 2016.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat