Mustafa flet për dy mundësi për t’i zbuluar vrasjet

Kosova

Mustafa flet për dy mundësi për t’i zbuluar vrasjet

Më: 6 maj 2016 Në ora: 10:16

(E plotësuar) -Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, së bashku me kabinetin qeveritar kanë bërë homazhe te varri i nënkryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fehmi Agani.

Mustafa çmoni lartë punën, sakrificën dhe kontributin e Fehmi Agani për shumë vite me radhë, duke thënë se ai meriton respektin më të madh nga të gjithë qytetarët e Republikë së Kosovës.

Mustafa: Agani meriton respektin më të madh

“Ne sot kemi dal në përvjetorin e vrasjes së tij që të nderojmë figure e tij, të nderojmë veprën e tij, të bashkëpunëtorit të tij këtu që jemi afër me familjarët dhe do të dëshiroj të them që aimeriton respektin më të lartë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, të shtetit të Kosovës dhe ne do të mundohemi që këtë respekt të ia bëjmë përgjithmonë. Mendoj që kemi dy mundësi që të zbulohen këto vrasje dhe që përgjegjësit të japin përgjegjësi ligjore, njëra është periudha që do të mbuloj, dhoma e veçanet e gjykatës speciale dhe tjetra është ajo që ne do të inic iojmë në Kuvendin e Republikës së Kosovës dhe para institucioneve të drejtësisë edhe Prokurorisë së Shtetit, Këshillit Gjyqësor të Kosovës që të gjendet mënyra e ndjekjes dhe zbulimit të gjitha vrasjeve dhe gjithë ata të përgjigjen aktualisht”, tha Mustafa.

Pjesë e këtij homazhi ishin edhe shumë nga personalitete të lartatë Republikës së Kosovës.

LDK’ja sot bën homazhe te varri i Fehmi Aganit

Kryeministri Isa Mustafa në ora 11:00 do të bëjë homazhe pranë varrit të Fehmi Aganit në varrezat e qytetit.

Në njoftimin e dërguar nga LDK’ja thuhet se Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK’së do të bëjnë homazhe dhe do të vendosin kurora lulesh pranë Fehmi Aganit.

“Sot, më 6 Maj 2016, në orën 11:00, Kryetari i LDK-së, njëherësh dhe Kryeministër i Republikës së Kosovës, Akademik Isa Mustafa me anëtarët e Kryesisë së LDK-së, do të bëjë homazhe dhe do të vendosë kurora lulesh pranë varrit të prof. Fehmi Agani në varrezat e qytetit në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e LDK’së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat