Nesër shënohet ‘Beteja e Çabratit’

Kosova

Nesër shënohet ‘Beteja e Çabratit’

Më: 6 maj 2016 Në ora: 09:52

Brigada 137 Gjakova e UÇK-së ka njoftuar se do të organizojë aktivitete përkujtimore me rastin e shënimit të 7 majit, Betejës së Çabratit.

Datat 7, 8 dhe 9 maj, për shumë nga qytetarët e Gjakovës, që atëbotë ishin në qytet, kujtojnë momentet e luftimeve të ashpra mes forcave të UÇK-së dhe policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb.

Në shënim të këtyre datave historike për qytetin dhe luftën e UÇK-së, të shtunën, datë 7 maj, do të bëhen homazhe në varrezat e Dëshmorëve dhe në varrezat e Martirëve në Kodrën e Çabratit.

Ndërsa aktivitetet do të përfundojnë me akademinë solemne “ Epopeja e Çabratit", që mbahet në sallën e madhe të pallatit të kulturës ‘Asim Vokshi’, nga ora 12:00.

Ky është historiku i shkurtët i kësaj brigade dhe më poshtë është lista e dëshmorëve:

Me fillimin e bombardimeve të NATO-s, me 24 mars 1999, Zona Operative e Dukagjinit e njoftuar për krimet dhe masakrat që ushtronin forcat serbe mbi popullatën civile në Gjakovë. Më 25 mars 1999, nga djemtë dhe vajzat e qytetit të Gjakovës të radhitur në ZOD, Komandantit të ZOD-it i parashtrohet kërkesa për hyrjen e tyre në qytetin e Gjakovës. Me datë 28 mars 1999 nga fshati DASHINOC Komandanti i ZOD-it Ramush Haradinaj jep urdhëresën me nr. L8/862/99 për krijimin e njësitit në shkallë Brigade, të emërtuar BRIGADA 137 "GJAKOVA", bashkë me emërtimin e kuadrit komandues.

Me datë 29 mars 1999 Brigada 137 Gjakova me shumë pjesëtarë të armatosur, secili prej tyre i pajisur edhe me nga një armë dhe armatim shtesë hyjnë në qytetin e Gjakovës. Kjo Brigadë e ndarë në 4 grupe, morën qëndrim që të vendosen në 4 pozicione të qytetit, si pikat më të mira strategjike të mundshme për zhvillimin e aktivitetit të Brigadës. Tri grupet dhe Shtabi i Brigadës vendoset në lagjet e Çabratit dhe një grup vendoset në Orize (Zidi i Sadik Agës).

Marrja nën kontroll të këtyre pjesëve të territorit nga pjesëtarët e Brigadës 137 “GJAKOVA”, në kohën kur lëvizjet më të vogla jo vetëm të njësiteve ushtarake, por edhe të individëve civilë nga forcat serbe rrezikoheshin të goditeshin për vdekje, ku do të jetë veprim i rëndësishëm ushtarak, prej të cilit UÇK-ja do të krijojë epërsi morale, ndërsa te forcat serbe do të shkaktojë hutesë dhe shkurajim. Hyrja e Brigadës 137 “Gjakova” në qytet do të ishte me dy qëllime: i pari human - që të mbrohet popullata civile nga masakrat që ushtronin forcat serbe; dhe qëllimi tjetër ishte për krijimin e përparësisë ushtarake brenda zonës që armiku e konsideronte plotësisht të kontrollueshme nga forcat e veta e ky do të jetë rasti i vetëm që, gjatë luftës së UÇK-ës, në brendësi të zonës urbane të kontrolluar nga armiku.

Vetëm në dy ditët e para pas hyrjes në qytet, Brigada 137 “GJAKOVA” do të numërojë mbi 120 pjesëtarë, më pas kjo Brigadë vazhdonte të rritej në numër dita ditës. Ballafaqimi i parë me forcat serbe do të bëhet me 11 prill 1999 në Rrugën e Mullirit, ku bëhet një luftë e rreptë mes paramilitarë serb e disa të tjerë dhe ushtarëve të kësaj Brigade. Me 7 maj 1999 sulmohen Njësitet dhe shtabi i Brigadës 137 Gjakova në Çabrat.

Një plani i përgatitur nga forcat serbe, kishte hasur në përgjigjen e shpejtë të njësiteve të Brigadës. Pas 12 orësh luftimesh, rreth orës 19, forcat serbe largohen nga kjo betejë. Luftimet vazhduan dhe me 8,9 dhe 10 Maj

Në këto ditë, nga radhët e Brigadës 137 Gjakova, ranë dëshmorë:

1. Ahmet F. Gjikolli

2. Agim M.Haxhiavdyli

3. Ali H. Hoxha

4. Arben V.Saraqini

5. Bahri M.Kryeziu

6. Bujar H.Roka

7. Dashmir Krasniqi

8. Emin Z.Dervishdana

9. Genc H.Kepuska

10. Hazyr Q.Këpuska

11. Islom Sh, Koci

12. Ilir E. Berisha

13. Kushtrim N.Hoxha

14. Megzun S.Boshnjaku

15. Mentor H.Shtaloja

16. Sefedin R.Xerxa

17. T om Gjoka

18. Taulant R.Nura

19. Visar B.Juniku

20. Ylber Sh.Hoxha

21. Yllka A. Domi

22. Hamzë H.Zymberaj vritet me 15 maj 1999

Ndërsa u plagosën; Komandanti Brigadës, Agron Kryeziu, Mimoza Shala, Hekuran Hoda , Milot Roka, Arbnor Vula dhe Arben Alija.

Pas transferimit të plagosurve në Lugun e Carragojës, luftëtarët e Brigadës të udhëhequr nga komandanti Avdullah Babalija, vazhdonin ta kishin në mbikëqyrje popullatën e Gjakovës, ku forcat paramilitare ,ushtarake e policore serbe ishin dobësuar tej mase.

Luftëtarët që ndërruan jetë pas luftës janë:

Enver Berisha

Ilir LLoqani

Komandanti Brigadës Avdullah Babalija

Mirsad Ndreca – 10 Maj 2015 Kumanovë

Xhafer Zymberi – 10 Maj 2015 Kumanovë

Uliks Bicurri

Neshet Kastrati

Fatmir Matoshi

Ndërsa mbahet ende në burgjet e Serbisë, luftëtari i kësaj brigade, Anton Lekaj-Pinqo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat