Përurohet renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionistëve

Kosova

Përurohet renovimi i objektit të Shoqatës së Pensionistëve

Më: 6 maj 2016 Në ora: 07:13

(E plotësuar) - Është përuruar përfundimi i renovimit të objektit të Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, me donacionet e dhëna nga disa kompani dhe organizata të ndryshme private, si dhe me mbështetjen e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Ministri i kësaj ministrie, Arban Abrashi, tha se me ndihmën e këtyre donatorëve ka ardhë deri te përmirësimi i kushteve të qytetarëve të moshës së tretë në Kosovë.

Abrashi: Po përmirësohet qëndrimi ditor i pensionistëve

“Ka ardhë te një projekt i cili përmirëson kushtet ditore të pensionistëve të Kosovës dhe Prishtinës në këtë rast, ambiente më të mira për qëndrim ditor, ambiente më të mira për kryerjen e aktiviteteve të tyre”, ka thënë ai.

Ndërsa, kryetari i Shoqatës së Pensionistëve, Shaban Kajtazi, tha se është mirë kur moshat e reja dhe donatorët në Kosovë nuk i harrojnë të moshuarit.

Kajtazi: Donatorët nuk i harrojnë të moshuarit

“Subjektet në Kosovë, donatorët e mirë nuk e harrojnë moshën e tretë për investim për t a të cilët tërë mundin, djersën dhe dijen e tyre e investuan në të gjitha të mirat materiale që sot i gëzojnë të rinjtë”, ka deklaruar Kajtazi.

Investimet që kanë kushtuar rreth 20 mijë euro janë bërë me ndihmën e Rotary Club Prishtina, Tre Pharm, Marigona Rezidence, etj.

Ndërsa, Shoqata e Pensionistëve ndau mirënjohje për përfaqësuesit e investimeve në këtë objekt.

​Rinovohet objekti i pensionistëve

Nga tash pensionistët do të kenë një ambient më të mirë, pas renovimit të objektit që ka bërë Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në bashkëpunim me Rotary Club dhe Tre Pharm.

Këto investime të cilat janë mirëpritur nga pensionistët kapin vlerën prej 20 mijë eurove.

Kryetari i Shoqatës së pensionistëve Shaban Kajtazi, tha se me këto punime pensionistëve iu është përmirësuar jeta.

Lidhja e Pensionistëve me ambient të rinovuar

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi, në bashkëpunim me Rotary Club, do të bëjnë sot përurimin e përfundimit të punimeve në ambientet e rinovuara të Lidhjes së Pensionistëve të Kosovës.

Sipas një njoftimi të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, ky përurim do të bëhet në orën 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat