Rafet Gashi: Çdo ushtar i FSK-së është gati për Forcat e Armatosura të Kosovës

Kosova

Rafet Gashi: Çdo ushtar i FSK-së është gati për Forcat e Armatosura të Kosovës

Më: 6 maj 2016 Në ora: 00:45

Rafet Gashi – ushtar i FSK-së i cili këtë të enjte është zgjedhur më i miri në këtë forcë, ka thënë se është ndjenjë e mirë që të jesh më i miri në mesin e shumë ushtarëve profesionist që ka Kosova.

“Është ndjenjë e mirë të jesh më i miri ndër ushtarët e mirë e sidomos ndër 22 më të mirë të FSK-së.”

“Çdo njësi i ka përgatit ushtarët e vet për këtë garë, nëpër faza si ushtrime fizike, navigimi, gjuajtja me armë, poligoni me pengesa, testi me shkrim dhe marshimi me pesha.”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë se të gjithë kolegët e tij e kanë pritur mirë lajmin, pasi pikët e kanë përcaktuar se kush do të jetë më i miri.

“Ka qenë fazat e testimit fizik, si vrapimi, pompa dhe barkore por që s’kanë qenë të vështira për ne.”

Gashi ka folur edhe për ditët e zakonshme të punës brenda FSK-së, ku ka thënë se në kazermë paraqiten në ora 08:00 të mëngjesit dhe pastaj zbatojnë detyrat ditore.

Madje ai ka përmendur edhe mundësinë që iu ofron FSK ushtarëve të cilët distancën e banimit e kanë të largët, kështu që mund të pushojnë nëpër hapësirat e kazermës.

Për çështjen se a është e gatshme FSK të shndërrohet në ushtri, Gashi ka thënë se për këtë çdo ushtar është gati tashmë.

“Udhëtojmë, mirëpo ata që kanë distanca të largëta mund të banojnë në hapësirat e kazermës, unë preferojë që të udhëtojë pasi dua që të shkojë në familje, ka thënë ai në emisionin 'Ballë për ballë'

“Nuk është e vështirë ta mbash uniformën, sidomos kur e donë atë nuk është aspak e vështirë, është knaqëësi.”

Rafet Gashi është pjesë e Batalionit të parë të FSK, që operon përbrenda Brigadës së Reagimit të Shpejtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat