Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Prizren (Foto)

Kosova

Rrënohet edhe një shtëpi e vjetër në Prizren (Foto)

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:59

Në qytetin e vjetër të Prizrenit, po vazhdojnë të digjen, shkatërrohen e rrënohen shumë objekte të rëndësishme të trashëgimisë kulturore të këtij qyteti.

Pjesa e vjetër e qytetit të Prizrenit, e njohur për trashëgimi të pasur kulturore, po përjeton ditë jo të mira. Vetëm brenda një muaji, aty janë djegur, shkatërruar e rrënuar shumë objekte ose shtëpi të vjetra qytetare, me arkitekturë të jashtëzakonshme, të cilat kanë qenë simbol i këtij qyteti dhe arsye për shumë vizitorë nga shtete të ndryshme të botës. Me gjithë rëndësinë e këtyre objekteve dhe faktin se ato mbrohen me ligj, rrënimi i tyre po vazhdon. Hajrulla Ceku nga OJQ "Ec Ma Ndryshe", ka publikuar në profilin e tij në facebook, foto nga rrënimi i një shtëpie të vjetër, sot në Prizren.

Më poshtë e keni të plotë postimin e tij:

"Sot e humbëm edhe një shtëpi të vjetër në Qendrën Historike të Prizrenit. Dinamika e krimit është në rritje, trashëgimia kulturore po shkatërrohet para syve të gjithëve. Ky është rasti i pestë brenda një muaji. Me mosveprimin e tij, shteti po i hap rrugë edhe rrënimeve të radhës. Të gjithë ju që me vullnet po e shkatërroni trashëgiminë kulturore të Prizrenit dhe ju që e keni obligim ligjor me e mbrojt atë trashëgimi dhe zani nuk po ju ndihet, burgun hak e keni".


Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat