Ministria e Integrimeve nuk befasohet nga radhët e qytetarëve për pajisje me pasaporta biometrike

Kosova

Ministria e Integrimeve nuk befasohet nga radhët e qytetarëve për pajisje me pasaporta biometrike

Më: 5 maj 2016 Në ora: 23:07

Gjatë ditës së sotme, u vërshuan sportelet e Zyrës së Shërbimit Civil nga qytetarët e shumtë për tu pajisur me pasaporta biometrike.

E kjo ndodhi pikërisht një ditë pas dhënies së propozimit për Liberalizimin e vizave nga Komisioni Evropian.

Lidhur me këtë, zyrtarët e Ministrisë së Integrimeve thanë se nuk është befasi e madhe interesimi në rritje i qytetarëve për tu pajisur me pasaporta biometrike.

Sipas tyre, kjo pasaportë do t’ju shërbejë atyre që të udhëtojnë në mënyrë të rregullt, pasi këtë ditë qytetarët e Republikës së Kosovës e kanë pritur shumë gjatë.

“Pasi tani qytetarët po e shohin se do të mund të udhëtojnë pa viza, ata pajisen me pasaporta biometrike. Këto pasaporta dhe liberalizimi i vizave do t’ju shërbejë qytetarëve në mënyrë që të udhëtojnë në mënyrë të rregullt, por dhe për arsye të qëndrimit të shkurtër, dhe për udhëtime të planifikuara. Nuk besojmë se do të ketë ndonjë problem, por kjo ditë është pritur shumë gjatë dhe besojmë se shumë qytetarë mezi presin të shijojnë këtë liri, dhe kjo është me të drejtë”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Informim të Ministrisë së Integrimeve Evropiane.

Gjithashtu ata u shprehën se si qeveri do të bëjnë gjithçka që ta justifikojmë këtë liri dhe të mos keqpërdoret.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat