Kadri Veseli: Tmerrohem si kolegët e mi nuk e njohin Republikën

Kosova

Kadri Veseli: Tmerrohem si kolegët e mi nuk e njohin Republikën

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:54

Kadri Veseli kryetari i Parlamentit të Kosovës është i ftuar në Zonën e Debatit.

Veseli ka treguar se çfarë e tmerron 17 vite pas përfundimit të luftës.

“Më tmerron fakti kur dikush më thotë nuk e do flamurin kombëtar. Jam shqiptar dhe do të vdes si i tillë. Jam krenar me identitetin tim”.

“Mirëpo është krijuar Republika e Kosovës, dhe këtu kemi dallime të mëdha. Disa nga kolegët e mi nuk e njohin flamurin, as republikane as kushtetutën”.

“Në kohën kur duhet të punojmë për zhvillim e për integrim euro-atlantik, s’na bëjnë mirë përçarjet”.

“Po i jepet shumë zjarr shkatërrimit të këtij shteti. Identiteti nacional për mua është identiteti i Kosovës, për shkak se kemi derdhur shumë gjak për këtë vend”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat