Jahjaga takon Lunacek, e falënderon për ndihmën që i dha Kosovës

Kosova

Jahjaga takon Lunacek, e falënderon për ndihmën që i dha Kosovës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 21:19

Ish presidentja e Kosovës, Atfiete Jahjaga është takuar sot me zëvendës-Presidenten e Parlamentit Evropian, Ulrike Lunacek.

Jahjaga i ka shprehur asaj falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në rrugën evropiane.

“Sot takova zëvendës-Presidenten e Parlamentit Evropian, miken time, zonjën Ulrike Lunacek e cila më uroi përzemërsisht rekomandimin pozitiv të Komisionit Evropian për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

I shpreha falënderimin më të sinqertë për mbështetjen e vazhdueshme që i ka ofruar institucioneve dhe qytetarëve të Kosovës në rrugën evropiane, si dhe për rolin e vyer që ka luajtur për ta bërë ëndrrën e lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës, realitet”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat