Grabovci - opozitës: Keni vepruar mirë sot

Kosova

Grabovci - opozitës: Keni vepruar mirë sot

Më: 5 maj 2016 Në ora: 20:49

Ardhja e përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini në Kuvendin e Kosovës bëri që edhe opozita të ishte prezentë sot gjatë seancës solemne.

Një gjë e tillë u përgëzua nga vetë përfaqësuesja e BE, e cila tha se është e lumtur që gjithë deputetet e Kuvendit ishin prezent në një ditë të madhe për Kosovën siç është liberalizimi i vizave.

Lidhur me këtë, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, ka thënë se kjo ishte e pritur nga opozita dhe se sipas tij, nuk duhet bashkuar vetëm në rastin e festimit të sukseseve.

“Pikërisht kjo është pritur dhe duhet të vazhdojë edhe nga ana e opozitës, jo vetëm në rastin e festimit të suksesit shumë të madh të institucioneve të vendit, të vlerësimit pozitiv të punës dhe të arriturave tona nga Institucionet ndërkombëtare”, është shprehur ai.

Sipas Grabovcit, sukseseve të vendit duhet t’i gëzohet edhe pozita edhe opozita pasi të gjithë janë në shërbim të qytetarëve.

“Prandaj këtij suksesi duhet t’i gëzohet edhe pozita edhe opozita sepse jemi të gjithë në shërbim të qytetarëve të vendit, në shërbim të ndryshimeve pozitive dhe në shërbim të ofrimit apo hapjes së perspektives të vendit tonë” , tha Grabovci.

Poashtu, ai tha duhet bashkuar për suksese të reja për Kosovën.

“Këtu vende për gëzim të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, uroj që të bashkuar të vazhdojmë për suksese të reja”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat