Për liberalizim mos të vihen kushte

Kosova

Për liberalizim mos të vihen kushte

Më: 5 maj 2016 Në ora: 19:32

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se Kosova nuk mund dhe nuk duhet të kushtëzohet sa i përket liberalizimit të vizave për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi.

Haradinaj në profilin e vet në “Facebook” ka shkruar se është rasti i parë që Kosovës i vendosen këso lloj kushtesh. “Ta keni parasysh faktin që dy shtete të ish-Jugosllavisë, Kroacia dhe Sllovenia, që të dyja shtete të EU-s, ende kanë mospajtime me demarkacionin dhe që të dyja të dala me luftë nga ish-RFJ-ja, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk iu vunë kushte për liberalizim dhe integrim, përkundrazi ato u përkrahen fuqishëm në rrugën e tyre perëndimore duke i anëtarësuar në NATO dhe BE”, ka thënë Haradinaj.

Postimi i plotë i Daut Haradinajt:

Liberalizimi dhe Demarkacioni

Pas plot 17 vitesh kur në qershor të ’99-s hynë trupat e NATO-s në Kosovë dhe u larguan ato trupa famëkeqe, Kosova përjetoi dy lajme të mira, ai i pranimit të Kosovës në UEFA dhe rekomandimi për liberalizim të vizave.
Por ajo që vërtetë ishte befasuese për mua dhe besoj për shumicën në Kosovë, ishte kushti për ratifikim të Demarkacionit me Malin e Zi.

Kjo nëse e shohim me qetësi më shumë duket si tendencë për ta nxjerrë këtë qeveri nga gabimet që i kanë bërë në dëm të territorit të vendit tonë.

Por një gjë duhet kuptuar se izolimi i padrejtë i Kosovës përplot 17 vjet nuk mundet dhe nuk duhet të kushtëzohet me demarkacionin, sepse ky është një kusht i paaplikuar deri më tash.

Nëse pushtetarët tonë mendojnë se do të munden t’i mbulojnë gabimet e tyre, e kanë gabim.

Deputetet e Parlamentit te Kosovës nuk duhet dhe as nuk besoj që do e lejojnë që me votën e tyre të heqin dorë nga territori i Kosovës.

Nëse EU i duhet Isa & Kompani natyrisht që e japim, por unë besoj se ata duhet po ashtu të jenë të interesuar që kufiri i Kosovës të caktohet drejt e pa ndërhyrje. Ky edhe është standard i BE-së.

Është rasti i parë që Kosovës i vendosen kësi lloj kushtesh, ta keni parasysh faktin që dy shtete te ish Jugosllavisë, Kroacia dhe Sllovenia, që të dyja shtete te EU akoma kanë mospajtime me demarkacionin dhe që të dyja të dala me luftë nga ish RFJ, asnjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk iu vunë kushte për liberalizim dhe integrim, përkundrazi ato u përkrahen fuqishëm në rrugën e tyre perëndimore duke i anëtarësuar në NATO dhe BE.

Andaj ne sot shprehim dyshimin tonë se a ishte kërkesë e zyrtarëve të Kosovës kjo që të vendoset para aktit të kryer populli dhe opozita në Kosovë?

Ne jemi EU dhe jemi perëndimorë,
Ne jemi dhe do jemi të vendosur që s’ka rrugë tjetër përpos integrimeve euroatlantike, por si shtet me sovranitet, dhe BE-ja duhet të na pranojë të tille çfarë jemi dhe me territorin që e kemi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat