Haziri: Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret të jetojmë të bashkuar

Kosova

Haziri: Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret të jetojmë të bashkuar

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:38

Institucionet komunale, në krye me të parin e komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, kanë vënë sot kurora lulesh tek lapidari në Përlepnicë, në nderim të 31-vjetorit të rënies së dëshmorit tw kombit Zija Shemsiu. Lutfi Haziri, kryetar i Komunës, tha se Zijahu na mësoi të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë.

“Kryengritja e Zija Shemsiut së bashku me bashkëluftëtarët e tij, ka bërë që jehona e madhe e rezistencës së tij, jo vetëm në Gjilan e Anamoravë, por në mbarë Kosovën, të merret si shembull i veprimtarit të madh, i cili kryengritjen e çoi deri në fund. Ai na mësoi se si të rezistojmë dhe të mos e pranojmë robërinë e padrejtësinë. Gjatë veprimtarisë së Zija Shemsiut, unë kam qenë i ri, por për veprimtarinë e tij unë kam mësuar nga babai e xhaxhai im”, ka thënë Haziri. Ai shtoi se veprimtaria e tij atdhetare i ka bërë të gjitha gjeneratave që të rreshtohen në atë rezistencë të madhe të popullit për të drejtën për të jetuar të lirë.

“Rruga dhe amaneti i Zija Shemsiut na thërret në qëllimin final - që të jetojmë të bashkuar, të lirë dhe të barabartë”, shtoi kryetari Haziri./T. Selimi

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat