​Mogherini: Personalisht do ta mbështes rrugën për Bashkimin Evropian

Kosova

​Mogherini: Personalisht do ta mbështes rrugën për Bashkimin Evropian

Më: 5 maj 2016 Në ora: 17:07

Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Kosovën, Federica Mogherini, e ka takuar presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, me ç’rast ka theksuar se e mbështet rrugëtimin e Kosovë për në BE.

Ajo ka thënë se në tri vitet e fundit është bërë përparim i madh në gjithë Ballkanin Perëndimor dhe në Kosovë, mirëpo është shprehur se dialogu është shumë i rëndësishëm dhe sjell stabilitet në rajon.

Mogherini: BE e përkrah Kosovën në rrugën e saj evropiane

“E di që BE dhe unë personalisht do ta mbështesim Kosovën në rrugën e saj drejt BE-së. Duhet ende shumë punë për të bërë por është e rëndësishme që jemi këtu për të festuar, kjo është një javë e gëzuar prandaj edhe jemi të fokusuar të punojmë së bashku. Në tri vitet e fundit është bërë përparim i madh në Ballkanin Perëndimor. Të gjithë e dimë që dialogu është i rëndësishëm dhe siguron stabilitet për të gjithë”, tha Mogherini.

Ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, duke falënderuar Federica Mogherini për ardhjen në Kosovë, derisa shpreson që Kosova ta vazhdojë rrugën e saj drejt BE-së.

Thaçi: Është një momentum i ri për Kosovën

“Besoj që është një momentum i ri për Kosovën kur e kemi kaluar situata të pakëndshme politike tani e kemi një stabilitet, një funksionim normal të institucioneve dhe natyrisht pas MSA-së do të marrim rekomandimin edhe për largimin e vizave dhe kjo është një kënaqësi për ne pasi që jemi më në fund edhe zyrtarisht pjesë e gjeografisë evropiane. Unë njoftova zonjën Mogherini edhe për raportet tona të shkëlqyera me vendet fqinje e në kuadër të kësaj edhe për ato që na presin për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë por si parakusht do të paraqitet implementimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura në nivel vendi dhe natyrisht se edhe përgjegjësitë tona që dalin nga themelimi i gjykatës speciale që i obligon institucionet e Republikës së Kosovës të përmbyllin asociacionin e komunave”, tha presidenti Thaçi.

Ai tha se është i vetëdijshëm që Kosova duhet të bëjë edhe më shumë mirëpo ka përmendur faktin se në gjashtë mujorin e fundit asnjë qytetar nga Kosova nuk ka shkuar në Lindje të Mesme për t’iu bashkuar ISIS-it.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat