Në fshatin Gjylekar është zbuluar busti i dëshmorit Hoxhe Januz Zejnullahut në 17 -vjetorin e rënjës në Betejën e Kosharës

Kosova

Në fshatin Gjylekar është zbuluar busti i dëshmorit Hoxhe Januz Zejnullahut në 17 -vjetorin e rënjës në Betejën e Kosharës

Më: 5 maj 2016 Në ora: 16:32

Me një solemnitet rasti të organizuar në fshatin Skifteraj ish Gjylekar të Vitisë, të enjtën është zbuluar dhe përuruar edhe busti i dëshmorit të kombit Hoxhë Januz Zejnullahut.Krahas bustës së dëshmorit është përuruar edhe kompleksit memorial i dëshmorit Hoxhë Jonuz Zejnullahut. Në këtë tubim muarrën pjesë pos përfaqësuesve komunal të Vitisë pririrë nga kreu i komunës Sokol Haliti,përfaqësues të familjeve të dëshmorve dhe të Shoqatave të dala nga lufta e UCK-së edhe gjeneral Rrustem Berisha, Anton Çuni, Ahmet Isufi dhe mysafirë të shumtë mysafir të tjerë.

Ndryshe po sot në këtë komunë është shenuar me ativitete të shumta edhe 5 maji Dita e dëshmorëve të kësaj komune e dje është mbajtur akademi përkujtimore me rastin e 17 vjetorit të rënjës së dëshmorit të kombit Hoxhë Januz Zejnullahut, ku është përkujtuar figura heroike e këtij dëshmori nga fshati Skifteraj ish Gjylekar të Vitisë i cili ra heroikishtë në vijën e frontit në betejën e madhërishme të UCK-së me forcat serbo-cetnike në Betejën e njohur të Kosharës kur u thy kufiri shqiptaro-shqiptarë.

Përfaqësues të familjeve të dëshmorëve, përfaqësues të institucioneve komunale dhe fetare, mysafirë dhe qytetarë të shumtë kanë marrë pjesë në akademin përkujtimore, kushtuar jetës dhe veprës heroike të deshorit të kombit ku u fol rreth jetës dhe veprës së këtij dëshmori./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat