Ish të burgosurit kërkojnë dekoratat e presidentit

Kosova

Ish të burgosurit kërkojnë dekoratat e presidentit

Më: 5 maj 2016 Në ora: 14:25

Presidenti i vendit Hashim Thaçi ka shprehur konsideratë për kontributin e ish të burgosurve politikë, të cilët, si rezultat i angazhimit për lirinë dhe pavarësinë e vendit, me vite të tëra kaluan në burgjet jugosllave.

“Kjo kategori e dëshmuar e shoqërisë po trajtohet në mënyrë institucionale dhe kompensimi për ditët e kaluara në burg është një shenjë e kujdesit shtetëror për ata dhe familjet e tyre”, theksoi numri një i Kosovës gjatë një takimi që pati sot me një delegacion të Shoqatës së të Burgosurve Politikë të Kosovës, të kryesuar nga Meriman Braha.

Ky i fundit uroi presidentin Thaçi për marrjen e detyrës së kreut të vendit dhe e falënderoi atë për kujdesin institucional.

Në këtë takim u diskutua edhe për gjetjen e një zgjidhjeje për funksionimin sa më të mirë të kësaj shoqate në kryerjen e aktiviteteve të saj, si dhe për mundësinë që, brenda kompetencave ligjore, presidenti të dekorojë disa figura të shquara nga radhët e ish të burgosurve politikë të Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat