​Obiliqi përkujton dëshmorët e rënë për liri

Kosova

​Obiliqi përkujton dëshmorët e rënë për liri

Më: 5 maj 2016 Në ora: 13:47

(E plotësuar) - Me një akademi përkujtimore sot janë përkujtuar dëshmorët e komunës së Obliqit, të rënë gjatë luftës në Kosovë.

Kryetari i komunës së Obiliqit, Xhafer Gashi, tha se liria në Kosovë ka ardhur falë angazhimit të secilit qytetar të Kosovës, derisa shtoi se gjaku i derdhur i këtyre dëshmorëve iu mundëson qytetarëve të Kosovës që të jetojnë në paqe dhe liri.

Gashi: Sot është ditë pikëllimi dhe krenarie

“Prandaj thirrja në këtë rrugë dhe angazhimi i secilit është e vetmja mënyrë e çuarjes në vend të amanetit të gjithë dëshmorëve dhe të rënëve të lirisë. Të gjithë ju që keni kontribuar në çlirimin e vendit e dimë që sot është sa ditë krenarie është edhe ditë dhembjeje për më të dashurit tonë. Ata e dhanë kontributin e tyre, me punën e pareshtur dhe me gjakun e tyre na e mundësuan që ne sot të jetojmë në paqe, të jetojmë të lirë. Lavdi gjithë dëshmorëve dhe martirëve, respekt familjev e të tyre dhe gjithë atyre që kontribuuan në vazhdimësi për atdheun”, tha Gashi.

Kurse, përfaqësuesi i Shoqatave të dala nga lufta, Esat Curri, tha se pa luftën e UÇK-së nuk do të ndërhynte as NATO.

Curri: Pa UÇK-në nuk do të ndërhynte NATO

“Ishte UÇK-ja që me luftën e saj çlirimtare, me dëshmorët që i rreshtoi në altarin e kombit prej gjirit të saj, në sy të gjithë botës nga Kosova në mënyrë që bëhej më shumë dhe të fitonte të drejtën për liri dhe pavarësi. Pra ishte etapë se pa UÇK-në dhe pa luftën e saj nuk do të kishte as ndërhyrje të NATO-s dhe as mbështetje të unionit ndërkombëtar dhe të organizmave evropian e botëror. UÇK bëri që Kosovës të mos i thuhet Kosovë martire por t’i thuhet Kosovë heroike”, tha Curri.

Akademia përkujtimore ishte organizuar nga komuna e Obiliqit deri sa nga ky vit do të organizohet m ë 5 maj për të gjithë dëshmorët e kësaj komune.

Obiliqi përkujton dëshmorët

Në Obiliq është mbajtur një akademi përkujtimore për t’i përkujtuar dëshmorët e kësaj komune të cilët kanë rënë gjatë luftës së UÇK-së.

Me këtë rast kryetari i komunës së Obiliqit Xhafer Gashi tha se të gjithë të rënët për lirinë e vendit duhet çdo herë të kujtohen.

Gashi tha se kjo ditë sa është ditë e pikëllimit po ashtu është edhe ditë e krenarisë.

5 maji është shpallur ditë e Dëshmorëve në këtë komunë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat