Presidenti i EPP-së: Mustafa, forcë drejtuese për liberalizimin e vizave

Kosova

Presidenti i EPP-së: Mustafa, forcë drejtuese për liberalizimin e vizave

Më: 5 maj 2016 Në ora: 09:47

Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP), Joseph Daul, ka përshëndetur propozimin e KE-së për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Daul, përmes një postimi në Twitter ka përgëzuar për këtë arritje, duke e quajtur kryeministrin Mustafa forcën drejtuese prapa këtij procesi.

Kryetari i EPP-së, ku bëjnë pjesë partitë e qendrës së djathtë të të gjitha vendeve të BE-së, duke përfshirë disa kryeministra dhe krerë shtetesh kryesore në BE, si Angela Merkel, ka shprehur bindjen se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat dhe luftën kundër krimit të organizuar.

“Mirëpres propozimin e KE-së për lëvizjen pa viza për Kosovën dhe përgëzoj kryeministrin Isa Mustafa i cili është një forcë drejtuese prapa këtij procesi. Jam i bindur se Kosova dhe kryeministri Mustafa do të vazhdojnë reformat e nevojshme për të luftuar krimin e organizuar dhe fuqizuar sundimin e ligjit”, shkruan Daul.

Kryeministri Isa Mustafa, gjatë dhe pas përmbylljes së rekomandimit të Komisionit Evropian, një pjesë të madhe të meritave për këtë të arritur për Kosovën, ia ka atribuuar përkrahjes së madhe që ka dhënë Partia Popullore Evropiane dhe dhjetëra liderë shtetesh të BE-së, anëtare të kësaj familje politike evropiane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat