​Studentët në Gjilan kërkojnë mbështetje për bursa dhe punë praktike

Kosova

​Studentët në Gjilan kërkojnë mbështetje për bursa dhe punë praktike

Më: 4 maj 2016 Në ora: 19:40

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Parlamentit Studentor të Universitetit Publik “Kadri Zeka”, të cilëve u ka shprehur interesim për mbështetjen e kërkesave të tyre.

Haziri ka thënë se do të angazhohet për ndarjen e bursave për studentët, veçanërisht për femrat të cilat e kanë në rrezik shkollimin për shkaqe financiare.

“së shpejti do të bëhet publik fondi i Komunës i paraparë për bursa”, thuhet në një komunikatë për media.

Në anën tjetër, kryetari i Parlamentit Studentor, Mehmet Zylfiu, ia ka prezantuar kryetarit Haziri disa kërkesa të studentëve, që kryesisht kanë të bëjnë me mbështetjen për bursa dhe realizimin e punës praktike në institucionet komunale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat