Çollaku: Arrestimi i Sylës, s’ka lidhje me vendimin e KE-së

Kosova

Çollaku: Arrestimi i Sylës, s’ka lidhje me vendimin e KE-së

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:58

Ministri i Integrimit Europian, Bekim Çollaku ka deklaruar se arrestimi i deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës nuk ka lidhje me vendimin e Komisionit të Bashkimit Europian që të japë rekomandimin që Kosovës t’i liberalizohen vizat.

Në emisionin Info Magazine, ministri ka thënë se në Kosovë ka krim të Organizuar mirëpo se vendi qëndron shumë më mirë në këtë aspekt, nëse krahasohet me vendet e rajonit.

“Në asnjë mënyrë nuk ka lidhshmëri me këtë proces arrestimi i Azem Sylës, sepse kërkesat kundrejt neve kanë qenë teknike. Por natyrisht që BE përshëndet jo aksionet e fundit por çdo veprim që e bën policia e shtetit”.

“Të gjithë e kemi pranuar dhe e pranojmë që në Kosovë ka krim të organizuar, por Kosova në krahasim me vendet e rajonit qëndron më mirë e këtë drejtim, e ka thënë edhe BE”.

“Ne kemi ende 5 shtete që nuk na kanë njohur dhe progresi i Kosovës drejt anëtarësimit është gjithmonë i komplikuar, dhe shpeshherë për të arsyetuar këtë gjë thuhet që Kosova duhet ta luftojë korrupsionin, e këtë nuk e them për ta minimizuar problemin”, është shprehur ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat