​Hyseni merr përkrahje për anëtarësimin në INTERPOL

Kosova

​Hyseni merr përkrahje për anëtarësimin në INTERPOL

Më: 4 maj 2016 Në ora: 18:54

Ministri i Punëve të Brendshme Skënder Hyseni në Bruksel është takuar edhe me ministrin e Punëve të Brendshme të Belgjikës Jan Jambon, me të cilin biseduan gjerësisht çështjet nga fushëveprimi i Ministrive të Brendshme.

Ministri Hyseni mori përkrahjen e plotë të ministrit belg, midis tjerash, për anëtarësimin e Kosovës në INTERPOL, si dhe për procesin e liberalizimit të vizave.

Në ketë takim u bisedua edhe për nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit midis të dyja vendeve.

Ministri Hyseni gjithashtu mori pjesë në drekën e shtruar nga kryetari i Partisë Popullore Evropiane (PPE), Joseph Daul dhe në Parlamentin Evropian mbajti një fjalë rreth perspektivës evropiane të Kosovës dhe Ballkanit, konferencë kjo e organizuar nga Grupi i PPE në Parlamentin Evropian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat