Investime në vlerë prej 19.5 milionë euro në qytetin e Mitrovicës, priten të realizohen shumë shpejtë

Kosova

Investime në vlerë prej 19.5 milionë euro në qytetin e Mitrovicës, priten të realizohen shumë shpejtë

Më: 4 maj 2016 Në ora: 16:41


Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, takoi përfaqësuesit e 21 bizneseve vendore dhe ndërkombëtare që parashihet të investojnë në Parkun industrial në fshatin Frashër në Mitrovicë. Kryetari Bahtiri me këtë rast theksoi, që komuna e Mitrovices po bën maksimumin që të krijojë kushte sa më të mira për investime nga bizneset vendore dhe ato ndërkombëtare, sepse në këtë formë gjenerojmë vende të reja të punës dhe ngritje të mirëqenies për të gjithë.

"çdo investitor do të ketë rrugën e hapur dhe çdo lehtësi për të investuar në komunën e Mitrovicës, sepse ne mendojmë që biznesi sot është shtylla e zhvillimit ekonomik të qytetit tonë, dhe ngritjes së cilësisë së jetës për secilin qytetarë. Në kemi bërë të pamundurën që të krijojmë kushte për ju, prandaj edhe për 7 nga 21 biznese që kanë aplikuar tashmë kemi ndarë parcelat e nevojshme dhe punët mund të fillojnë menjëherë për implemtimin e projekteve.Kjo është një formë e re e gjenerimit të vendeve të punës, gjë që nuk është bërë më parë nga asnjë kryetar komune” – nënvizoi ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Po ashtu, edhe përfaqësuesit e bizneseve shprehën falënderime për punën e madhe që ka bërë komuna e Mitrovicës dhe hapjen e mundësive për investime në lëmi të ndryshme.
Ata prezantuan edhe fushat në të cilat do të bëhen invesitimet, vlera e të cilave arrin 19.5 milionë euro dhe gjenerimin e 1500 vendeve të reja të punës, 7 nga këto biznese tashmë kanë nënshkruar kontratat dhe do të fillojnë menjëherë punën për implementimin e tyre, kurse 12 të tjera janë në procedurë të aplikimit dhe përcaktimit të parcelave.

Ky projekt është një ndër projektet më të mëdha në fushën e zhvillimit ekonomik të komunës së Mitrovicës, kurse komuna do të vazhdojë punën pandalë në sigurimin edhe të investimeve tjera për qytetarët e saj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat