Veseli: Sot ditë e jashtëzakonshme

Kosova

Veseli: Sot ditë e jashtëzakonshme

Më: 4 maj 2016 Në ora: 13:39

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovë e ka quajtur një ditë jashtëzakonshme.

Veseli gjatë një takimi që po mbahet në PDK ka falënderuar qytetarët për durimin dhe përkushtimin e tyre.

Veseli po ashtu tha se PDK është dhe ka qenë lokomotivë e këtij procesi.

“Kjo është një epokë e re, i jap fund izolimit ndërkombëtar të Kosovës, rrëzimi i murit të fundit të Berlinit në Evropë”, tha Veseli.

Ndërsa edhe zyrtarisht ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj tha se kjo është ditë e veçantë për Kosovën që pas 20-25 viteve të jetë e drejtë që të lëvizet pa viza drejt Evropës.

“ Në krahasim me vendet tjera të rajonit që kanë pas 43 kritere Kosova ka pas 101 kritere e që ka qenë e vështire. Ne jetojmë në një kohë të ndryshimeve të shpejta ku lëvizja e lirë e qytetarëve që në hapësirat evropiane të të përmbushin interesat e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat