Dështon mbledhja e Komisionit për buxhet dhe financa, mungojnë deputetët e PDK-së

Kosova

Dështon mbledhja e Komisionit për buxhet dhe financa, mungojnë deputetët e PDK-së

Më: 4 maj 2016 Në ora: 12:33

Në mungesë të kuorumit, është anuluar Komisioni parlamentar për Buxhet dhe Financa.

Kryetari i Komisionit, Naser Osmani fillimisht kërkoi 30 minuta pauzë, në mungesë të anëtarëve të PDK-së, ku sic tha ai ata janë në mbledhje të PDK-së.

Edhe pas pauzës gjysmë orëshe deputetët e PDK-së nuk erdhën prandaj mbledhja e Komisionit shtyhet për të martën e ardhshme.

Për sot ishte paraparë që në Komision të raportojnë drejtori i Doganava Lulzim Rafuna dhe drejtori i ATK-së Sakip Imeri.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat