Ja çka do të kërkojnë sot shoqatat e dala nga lufta

Kosova

Ja çka do të kërkojnë sot shoqatat e dala nga lufta

Më: 4 maj 2016 Në ora: 00:01

Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së, sot në një konferencë për media do ta paraqesin kërkesën që do t’u dorëzohet Kuvendit dhe Qeverisë, që ta zyrtarizojnë festën e Dëshmorëve të Kombit, 5 majin, si datë zyrtare për shënimin e Ditës së Dëshmorëve të Kombit.

Shoqata e Familjeve të Dëshmorëve të Kombit të Luftës së UÇK-së, Shoqata e Invalidëve të Luftës së UÇK-së dhe Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së, njoftojnë se arsyetimi bashkë me kërkesën do të bëhen publike në konferencën për media, e cila do të mbahet në lokalet e Institutit Albanologjik të Prishtinës, duke filluar nga ora 12:00.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat