AAK paralajmëron protestë masive më 14 maj (Video)

Kosova

AAK paralajmëron protestë masive më 14 maj (Video)

Më: 3 maj 2016 Në ora: 23:46

Diellza Hoti, kryetare e Aleancës së të rinjve të Kosovës në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel, ka folur për shënimin e 16 vjetorit të AAK-së, për rolin e rinisë kosovare dhe për gjendjen politike në vend.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, për 16 vjet radhazi dëshmoi një rezistencë, ruajtje të parimeve, të vlera gjithmonë në favor të Kosovës, gjithmonë për stabilitetin e vendit”, ka deklaruar ajo.

Duke folur për marrëveshjen e arritur me NISMA-n për koalicion parazgjedhor, Hoti tha se çdo vendim mund të marr kritika dhe lëvdata nga persona të ndryshëm, mirëpo në përgjithësi kryesia e këshillit drejtues të rinisë së AAK-së e ka përkrahur këtë vendim, për shkak se kjo qeveri është tanimë jolegjitime, për shkak të shkeljes së kushtetutës dhe mos respektimit të ligjeve.

Ndërsa, duke folur për protestën e 14 majit, Hoti pret një protestë masive dhe paqësore në kryeqytet.
“Nuk i kuptoj ata të cilët nuk i bashkohen protestës, kur çdo i dyti qytetarë i këtij vendi ankohet për kushte të dobëta e për papunësi”, ka thënë ajo, duke shtuar se arsyeja për të protestuar është papunësia, kapja e shtetit, korrupsioni, aferat e ndryshme korruptive nga institucionet qeverisëse dhe mbi të gjitha asociacioni dhe demarkacioni.

Ajo ka thënë se protesta nuk është vetëm e AAK-se, por të gjithë janë të mirëseardhur pasi ajo është për të mirën e të gjithëve.

“Në AAK ka rini të pjekur për t’i kuptuar vendimet që i merr lideri ynë dhe pasi e kemi analizuar e kemi kuptuar se demarkacioni me Malin e Zi është në dëm të vendin tonë dhe para se me pas obligim partiak, e kemi obligim njerëzor të dalim dhe të kundërshtojmë çdo gjë që e cenon sovranitetin dhe integritetin e vendit tonë”, ka deklaruar Diellza Hoti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat