Procesi i pastrimit të shoqërisë sonë nga krimi i organizuar politik e ekonomik teksa ka filluar

Kosova

Procesi i pastrimit të shoqërisë sonë nga krimi i organizuar politik e ekonomik teksa ka filluar

Nga: Diana BUNJAKU Më: 3 maj 2016 Në ora: 17:19

Liberalizimi i vizave dhe çështja e sigurisë

Analistët politik vlerësojnë se çështja e liberalizimit të vizave, për qytetarët e Kosovës, është një çështje e një rëndësie të veçantë, duke pasur parasysh izolimin me dekada i cili u është shkaktuar qytetarëve. Çështjet e sigurisë dhe kriminalitetit politik e ekonomik, sipas tyre janë dukuri kalimtare, të cilat shoqëria do ti tejkalojë brenda këtij dhjetëvjeçari. Megjithatë ata vlerësojnë se me këtë rast nuk do të zhduket në tërësi krimi dhe korrupsionin, por niveli i kapjes së shtetit nga këto dukuri do të jetë krejtësisht i ndryshëm. “ Procesi i pastrimit të shoqërisë sonë nga krimi i organizuar politik e ekonomik teksa ka filluar. Është detyra e jona si shoqëri dhe e mediave në veçanti, të japim më shumë kontribut në këtë drejtim”, pohojnë analistët politik.
Gashi: Çështjet e sigurisë dhe kriminalitetit politik e ekonomik janë dukuri kalimtare, të cilat shoqëria do t’i tejkalojë brenda këtij dhjetëvjeçari

Arbër Gashi njohës i çështjeve politike tha se liberalizimi i vizave, në rend të parë është çështje ekonomike. Ai tha se nëse Kosova do të kishte një ekonomi të fortë nacionale, atëherë çështja e liberalizimit dhe integrimeve euro-atlantike do të diskutohej krejt ndryshe dhe ndoshta nuk do të ishte as lajm i faqes së fundit, sepse atyre që kanë forcë ekonomike askush nuk ua mbyllë derën. “ Meqenëse Kosova dhe qytetarët e saj nga liberalizimi i vizave presin diçka që nuk do të realizohet dot, atëherë kjo çështje merr dimension tjetër dhe trajtohet me prioritet të veçantë nga vendet e BE-së dhe ato të zonës Shengen. Çështjet e sigurisë dhe kriminalitetit politik e ekonomik janë dukuri kalimtare, të cilat shoqëria do ti tejkalojë brenda këtij dhjetëvjeçari”, ka thënë Gashi. Sipas tij, kjo nuk do të thotë se ne do ta zhdukim tërësisht krimin dhe korrupsionin, por niveli i kapjes së shtetit nga këto dukuri do të jetë krejtësisht i ndryshëm. “ Procesi i pastrimit të shoqërisë sonë nga krimi i organizuar politik e ekonomik teksa ka filluar. Është detyra e jona si shoqëri dhe e mediave në veçanti, të japim më shumë kontribut në këtë drejtim”, tha Gashi.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të merkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat