Veliu dënon aktin vandal të demolimit të shkollës në fshatin Dobërdol

Kosova

Veliu dënon aktin vandal të demolimit të shkollës në fshatin Dobërdol

Më: 3 maj 2016 Në ora: 16:49

Kryetari i Komunës së Podujevës, Agim Veliu, ka vizituar sot shkollën fillore të mesme të ulët “Jetullah Gashi” në fshatin Dobërdol, e cila mbrëmë ishte cak i demolimit nga persona të paidentifikuar.

Kryetari i Komunës së Podujevës Agim Veliu ka vizituar sot ambientet e shkollës së fshatit Dobërdol, ku është njoftuar nga afër me dëmet të cilat janë shkaktuar nga persona të paidentifikuar, të cilët natën e mbrëmshme e cilën kanë demoluar tërësisht ambientet e brendshme të shkollës.

Për dëmet që ia shkaktuan keqbërsësit kësaj shkolle, kryetarin Veliu e ka informuar drejtori i shkollës, Tafil Thaçi, i cili tha se demolimi në shkollë ka ndodhur mbrëmjen e kaluar (natën mes të hënës dhe të martës) ndërsa stafit teknik i shkollës të martën në mëngjes, pasi ka vërejtur demolimin, i ka informuar institucionet relevante, Policinë e Kosovës dhe Drejtorinë Komunale të Arsimit.

Kryetari Veliu duke e dënuar ashpër këtë akt vandal, të cilin e quajti sulm qyqar që drejtohet kundër një institucioni të dijes.

“Kam ardhur që nga afër ta shoh dëmin e shkaktuar në shkollë. Është i papranueshëm secili akt i dëmtimit të pronës publike, mirëpo të demolohet institucioni i dijes, ky është akt qyqar dhe haliganesk”, tha kryetari Veliu.

Kryetari Veliu u bëri apel institucioneve të sigurisë që t’i marrin të gjitha masat e nevojshme në identifikimin e autorëve të këtij akti dhe të marrin dënimin e merituar.

Për shkak të dëmeve të shkaktuara dhe demolimit të inventarit, në këtë shkollë është ndërprerë mësimi. Drejtoria e shkollës po bën përpjekje që mësimi të fillojë sa më shpejt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat