Migrimi i të rinjve vitias "plagë” që nuk po ka shërim!

Kosova

Migrimi i të rinjve vitias "plagë” që nuk po ka shërim!

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:51

Viti- Mungesa e një perspektive për të ardhmen, ka ndikuar që edhe një numër relativisht i madhë i të rinjve vitias të lëshojnë vendin dhe të migrojnë në shtetet perëndimore, çoftë përmes lidhjeve të ndryshme, po ashtu edhe përmes kalimeve ilegale.

Disa nga ata që tani më janë larguar, deklarohen se situata e pafavorshme ekonomike dhe politike, po ua pamundëson zhvillimin e tyre profesional dhe personal, kështu që ata janë detyruar që të kërkojnë për të gjetur një të ardhme me perspektivë në vende të tjera. Sociologët thonë se papunësia është një ndër sfidat kryesore me të cilat përballet rinia kosovare sot.

Prof. Njazi Alidema, sociolog, rreth kësaj dukurie shqetësuese, shprehet se mungesa e politikave social dhe ekonomike të mirëfillta, ka si pasojë nivelin e lartë të papunësisë tek të rinjtë.

“Papunësia është njëri ndër faktorët që po ndikon edhe në mos zhvillimin profesional të rinisë dhe përball këtij fakti, fajtorë kryesore janë strukturat udhëheqëse që krijojnë kuadro për t’i lënë pastaj kafeneve. Është shqetësues fakti se derisa kafenetë janë shumë të frekuentuara nga të rinjtë, biblioteka e qytetit është e zbrazët dhe interesimi për të studiuar po bije” thekson sociologu Njazi Alidema, profesor në SHM “Kuvendi i Lezhës” në Viti. Sipas saj, strukturat institucionale duhet të krijojnë mundësi punësimi dhe zhvillimi profesional, kurse në anën tjetër të rinjtë duhet të jenë më aktiv e të hapur për të qenë protagonist kryesor të ndryshimeve me ide progresive, të angazhohen në projekte të përbashkëta të jetës kulturore dhe sociale.

Ndërsa analisti- politologu, Hidajet Ahmeti, u shprehë zhvillimin më të qëndrueshëm ekonomik si dhe në të gjitha aspekt e çdo sferë jetësore e përmbanë rinia dhe kur është fjala te rinia e dy komunave tona asaj të Vitisë dhe të Kllokotit, edhe këta si pjesa tjetër rinisë kosovare, si rezultat i shumë pengesave përkatësisht politikave të ndryshme, vazhdojnë të qëndrojnë në këtë stad negative, duke filluar prej mungesës së transparencës në institucionin e komunës e deri te degët tjera të rëndësishme.

“Sot qytetarët vitias ballafaqohen me pengesa prej orientimit politik e deri te mungesa e mosvënies së ligjshmërisë në binarë të nevojshëm. Problemi qendror mbetet politika e degraduar dhe drejtuar nga figura të pa dinjitetshme dhe sot nëse të paktën nuk iu përshtatesh apo s’ndan vij të përbashkët me nivelin politik komunal”, ka thënë Hidajet Ahmeti./Aziz Zuka

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat