Vënia e gurthemelit të kopshtit të fëmijëve "Nina" në lagjen Bair

Kosova

Vënia e gurthemelit të kopshtit të fëmijëve "Nina" në lagjen Bair

Më: 3 maj 2016 Në ora: 13:38

Sot, në vënien e gurthemelit të kopshtit të fëmijëve “Nina” në lagjen Bair në Mitrovicë

Edukimi i brezave të rinj është një obligim dhe përgjegjësi madhore e gjithsecilit nga ne.

Edukimi i fëmijëve tanë është rrugëtimi më i sigurt për ndërtimin e një të ardhme evropiane për brezat e rinj. Më shumë kopshte për fëmijë nënkupton investim afatgjatë për nxjerrjen e kuadrove të edukuar dhe arsimuar, që në thelb është investim dhe ndihmesë për familjet tona.
Përgatitja e fëmijëve para fillimit të procesit të shkollimit fillor është fillim i sigurt i ngritjes dhe ndërtimit edukativ të secilit prej tyre.

Kjo mbi të gjitha është ndihmesë dhe parapërgatitje e rëndësishme para fillimit të një rrugëtimi më të gjatë edukativ – arsimor.

Ky projekt paraqet edhe një sukses të partneritetit publiko – privat, dhe dëshmon që komuna e Mitrovicës është e hapur dhe këmbëngulëse që të sigurojë kushte për investime të mëtejme.

Një falënderim i vecantë shkon për menaxheren e këtij institucioni znj. Agnesa Nikaj dhe angazhimin e saj në hapjen e këtij institucioni.
Investimi në gjeneratat e reja është vlerë, kurse komuna e Mitrovicës do të vazhdojë këtë rrugëtim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat