Veseli uron gazetarët në Ditën e Lirisë së Shtypit

Kosova

Veseli uron gazetarët në Ditën e Lirisë së Shtypit

Më: 3 maj 2016 Në ora: 12:22

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar një status në facebook ku ka uruar gazetarët në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

“Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, dëshiroj të shpreh urimet e sinqerta për të gjitha gazetarët, analistët, botuesit dhe punonjësit e ndryshëm të mediave që veprojnë në Kosovë”, ka shkruar Veseli.

Ai konsideron se “mediat e lira, të paanshme dhe profesionale luajnë një rol vendimtar e të pazëvendësueshëm në konsolidimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në vend. Prandaj unë i uroj punë të mbarë dhe i siguroj se do të mbetem një mik i vërtetë i tyre”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat