Thaçi organizon pritje për gazetarët në Ditën e Lirisë së Shtypit

Kosova

Thaçi organizon pritje për gazetarët në Ditën e Lirisë së Shtypit

Më: 3 maj 2016 Në ora: 11:03

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka njoftuar se organizon një pritje për përfaqësuesit e medieve sot në orë 19:00.

“Në orën 19:00, me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, presidenti Thaçi organizon pritje për përfaqësuesit e medieve”, thuhet në njoftimin e presidencës.

3 Maji është caktuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara si Dita Botërore e Lirisë së Shtypit për të ngritur vetëdijen dhe rëndësinë e lirisë së shtypit dhe për t’ua kujtuar qeverive detyrën që kanë në drejtim të respektimit të të drejtës së shprehjes së lirë që është e garantuar me nenin 19 të Deklaratës së Përgjithshme të të Drejtave të Njeriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat