Thaçi: Hyrja në fuqi e MSA-së, hap i madh për krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset në Kosovë

Kosova

Thaçi: Hyrja në fuqi e MSA-së, hap i madh për krijimin e një ambienti më të mirë për bizneset në Kosovë

Më: 3 maj 2016 Në ora: 10:57

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur në takim sot drejtorin ekzekutiv të Odës Ekonomike Amerikane, Arian Zekën, me të cilin ka biseduar për krijimin e ambientit sa më të përshtatshëm për bizneset në Kosovë.

Presidenti Thaçi gjatë këtij ka shprehur se nënshkrimi dhe hyrja në fuqi e MSA-së, si dhe plotësimi i kritereve strikte për t’u bërë kandidat i “Millenium Challange Corporation” të Kongresit Amerikan, paraqesin dy konfirmime të fuqishme se Kosova ka bërë hapa të mëdhenj në krijimin e ambientit sa më të mirë për bizneset në Kosovë.

“Kemi punuar në krijimin e një infrastrukture teknike e ligjore sa më të favorshme për biznesin”, u shpreh presidenti Thaçi, duke shtuar se “tani është koha që të shfrytëzohen këto rrethana të volitshme”.

Ndërsa, drejtori ekzekutiv i OEA-s, Arian Zeka, ka shprehur i inkurajuar me faktin që presidenti Thaçi qysh në fillim të mandatit e ka vënë në theks rëndësinë e zhvillimit ekonomik dhe të sundimit të ligjit.

“Zhvillimi i vendit dhe krijimi i klimës sa më të favorshme për investitorët e huaj duhet të jetë prioritet i të gjithë neve”, ka thënë Thaçi./A.M.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat