Të larguarit nga NISMA e Ferizajt, i bashkohen Vetëvendosjes

Kosova

Të larguarit nga NISMA e Ferizajt, i bashkohen Vetëvendosjes

Më: 3 maj 2016 Në ora: 08:36

Me 30 prill të këtij viti NISMA për Kosovën në Ferizaj mbeti pa kryetarin Valon Ramadani dhe gjithë anëtarët tjerë të Kryesisë së kësaj partie. Madje, u larguan edhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik.

Këto largime, por edhe të tjerat në disa komuna të Kosovës, u bënë pas koalicionit parazgjedhor që kjo parti ka lidhur me AAK-në e Ramush Haradinajt.

Kp mëson se një pjesë e madhe prej këtyre të larguarve do i bashkohen sot Lëvizjes Vetëvendosje.

Aderimi i tyre në Vetëvendosje do të ndodh sot në ora 11:00 në zyrat e VV-së në Ferizaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat