Plakun Avdyl Shala, nuk e pengon mosha të lexon edhe pa përdorim të syzeve

Kosova

Plakun Avdyl Shala, nuk e pengon mosha të lexon edhe pa përdorim të syzeve

Nga: Adem Lushaj Më: 2 maj 2016 Në ora: 22:30

Plakun 87 vjeçar nga Juniku, Avdyl Shala, nuk e pengon mosha të lexon dhe të shikon TV, pa përdor syze apo pajisje tjera të shikimit. Ai, edhe në momentet kur në shtëpi nuk ka rrymë elektrike, përdor qiririn për ti mundësuar lexim të gazetave apo edhe të revistave që ia ofrojnë anëtarët e familjes së tij. Si baba i 7 fëmijëve (4 djem dhe tri vajza), pos që ka arritur të ledhaton, 10 nipër dhe 9 mbesa, po arrin të lozë edhe me stërnipër dhe stërmbesa (6 stërnipa dhe 9 stërmbesa). Mixha Avdyl, si nip i Avdyl Shalës së parë, që njihej për trimëri dhe atdhetari, i gëzohet jetës së përbashkët familjare prej 49 anëtarëve, e aq më shumë kur bijtë, nipër dhe mbesa, kanë arritur në nivelet më të larta të shkollimit, deri edhe në Amerikën e largët dhe vendet e Bashkimit Evropian. “Jetëgjatësinë dhe shëndetin ma japin nipërit dhe stërnipërit, mbesat dhe stërmbesat, që kanë një harmoni në jetën e përbashkët familjare”, shprehët mixha Avdyl, i cili nuk fsheh gëzimin e tij për të arriturat familjare, si në shkollim, ashtu edhe në vendet e tyre të punës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat