Sindikata e Punëtorëve të RTK-së nesër proteston para Qeverisë së Kosovës

Kosova

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së nesër proteston para Qeverisë së Kosovës

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:23

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së nesër, më 3 maj, do të protestojë para Qeverisë së Kosovës, ku do t’i shprehim pakënaqësitë për mos zgjidhjen e çështjes së financimit.

SPERTK përmes një komunikate njofton se në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit do të kërkojnë përmirësimin e kushteve të punës.

“SPERTK fton të gjithë kolegët që nesër,në ora 11:00 më 3 Maj 2016, në Ditën Ndërkombëtare të Shtypit, t'i bashkohen një proteste simbolike para Qeverisë së Kosovës për të shprehur pakënaqësitë e punëtorëve të RTK-së rreth moszgjidhjes së çështjes se financimit dhe pronës dhe zvarritjes së paarsyeshme të miratimit të ligjit të RTK që do t'i rregullonte këto çështje”, thuhet në njoftimin e SPERTK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat