​“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ndihmon shëndetësinë në Kosovë

Kosova

​“Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” ndihmon shëndetësinë në Kosovë

Më: 2 maj 2016 Në ora: 15:05

Organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” (Action for Mother and Children) kohëve të fundit ka ndihmuar klinikat e QKU-së me pajisje të nevojshme për të kryer veprimtarinë e tyre.

Drejtoresha e kësaj organizate Mrika Aliu tregon për Kp për veprimtarinë e kësaj organizate si dhe për planet që ajo ka për të ndihmuar në të ardhmen.

Aliu: Me programet tona synohet përmirësimi i sistemit shëndetësor

“Aksioni për nënat dhe fëmijët’ i ka shtatë programe të cilat i menaxhon, gjitha këto kontribuojnë në përmirësimin sistemit shëndetësor për nënat dhe fëmijët, në mënyrë direkt dhe indirekte. Programet tona kontribuojnë apo ndihmojnë klinikat e Gjinekologjisë , Pediatrisë dhe Neonatologjisë në Prishtinë por edhe në vendet tjera jashtë Prishtinës”, tha Aliu.

Organizata “Aksioni për Nëna dhe Fëmijë” operon në pesë lokacione në Kosovë,. Tash së fundi është hapur edhe lokacionin e pestë në Mitrovicë. Përveç Mitrovicës kjo organizatë ekziston edhe në Shtërpcë, dy qendra në Prishtinë edhe një në Ferizaj.

Përveç qendrave informuese për shëndetin e gruas Organizata “Aksion për nëna dhe fëmijë” vazhdon të bëjmë furnizimin me medikamentin e surfaktantit që është një medikament jetik për zhvillimin e mushkërive tek foshnjat gjë që Klinika e Neonatologjisë ka nevojë për një furnizim të tillë.

Aliu: Ne mbulojmë nevojat nacionale për trajtimin e fëmijëve në Kosovë

“Organizata jonë e bënë furnizimin qysh prej vitit 2001 në baza vjetore dhe sasia që ne e sjellim e mbulon nevojën nacionale aq sa ka nevojë për me u trajtua të gjitha foshnjat e Kosovës që kanë nevojë për këtë medikament. Muaj më parë kemi siguruar po ashtu edhe pesë foto llampa, kjo është një pajisje esenciale që shërben për shà «rimin ose trajtimin verdhëzës tek foshnja(sarillakut) është një sëmundje bukur e shpeshtë tek foshnjet që lindin para kohe. Ne më parë kemi siguruar edhe pajisjen e CRP, që shërben për analizë atë gjakut. Më parë është dashur që foshnja të nxirret nga inkubatori jashtë Klinikës me u përfundu këto analiza me një laborator jashtë Klinikes, ndërkaq tash kryhen pranë shtratit të pacientit ose ne ketë rast pran inkubatorit të foshnjës”,tha Aliu

Mrika Aliu tregon edhe për projektet që janë në përpunim e sipër për të arritur qëllimet e vetëdijesimit të nënave tek fëmijët

Aliu: Së bashku me donatorë jemi duke ndërtuar sistemin e kontrolleve të kancerit të qafës së mitrës

“Ne si fondacion së bashku me partnerët tanë, donatorët dhe komunën e Prishtinës jemi duke pilotuar një ndërtim të një sistemi të kontrolleve të rregullta të kancerit t ë qafës së mitrës. Si program i fundit që jemi duke e ndërtuar është se ne jemi duke e ndihmuar kliniken e Neonatologjisë në ndërtimin sistemit të transportit të foshnjave prej vendeve jashtë Prishtinës për në Prishtinë, aktualisht nuk ka ndonjë shërbim standard të transportit të foshnjave prej vendeve të tjera për në Prishtinë , ky është një shërbim që është esencial për të ofruar foshnjës që të mbijetojë dhe i ofrohet shërbimi gjatë tërë kohës së transportit të qytetit tjetër për në Prishtinë”, tha Aliu

Organizata “Aksioni për Nëna dhe fëmijë” ka donator të shumtë, dhe sipas Aliut janë disa mënyra se si i sigurojnë fondet për të gjitha këto programe . Aliu tregon së një prej formave të sigurimit të fondeve është përmes granteve, ku përkrahës janë organizata “Solidar Sëis”,UNFPA, OPSH, Ambasadën e Çekisë ,ambasadën e Australisë, UNMIK, dhe donatorë të tjerë. Mëny ra tjetër e sigurimit të fondeve sipas Aliu është edhe përmes organizimit të ngjarjeve të ndryshme ku përmes këtyre ngjarjeve ata kërkojmë donacione prej kompanive të ndryshme , bizneseve të Kosovës, dhe metoda e tretë e sigurimit të fondeve është përmes individëve të ndryshe posaçërisht shqiptarët e diasporës të cilët i e njohin punën e tyre.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat