​Klinika Psikiatrike pa kushte për shërimin e personave të prekur nga mbidozat

Kosova

​Klinika Psikiatrike pa kushte për shërimin e personave të prekur nga mbidozat

Më: 2 maj 2016 Në ora: 11:57

Numri i përdoruesve të substancave narkotike edhe këtë vit mbetet problem shqetësues. Kureshtja e të rinjve për të eksperimentuar, mori jetën e shumë personave dhe shkatërrojë atë të shumë të tjerëve.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka thënë se për fat të keq numri i përdoruesve çdo ditë e më shumë po rritet, sidomos moshat e reja, të cilat i shtyn kureshtja për të provuar substancat narkotike. Sipas tij, Klinika Psikiatrike nuk ka kushte të posaçme për trajtimin e personave me mbidozë të substancave narkotike.

Lidhur me këtë problematikë, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha ka thënë se Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) po angazhohet në veprimtarinë e parandalimit, hetimit dhe arrestimit të personave qe kryejnë të gjitha format e veprave kriminale që kanë të bëjnë me substancat narkotike (drogat), të parapara me legjislacionin e Republikës se Kosovës.

Sipas tij, kjo drejtori ka ndërmarrë edhe masa të tjera në mënyrë që të arrihet efikasitet në parandalimin e kësaj dukurie.

“Policia e Kosovës po vazhdon të ndërmarrë hapa për parandalimin e kësaj dukurie. Ne jemi duke intensifikuar takime me burime në terren, vizita në lokacione që dyshohet se frekuentohen nga trafikantët, takime me institucione kombëtare dhe ndërkombëtare, mbajtja e ligjëratave në shkollat e mesme te Kosovës me qëllim të vetëdijesimit dhe informimit për pasojat nga përdorimi i drogave dhe shtimi i kapaciteteve logjistike (pajisje për identifikimin e drogave)”, tha Hoxha.

Drejtori i Klinikës Psikiatrike, Shaban Mecinaj ka thënë për Kp, se të gjitha statistikat flasin që numri i përdoruesve është në rritje e sipër në Kosovë.

Sipas tij, kjo dukuri është më e theksuar në mesin e të rinjve, që përbën një fakt shqetësues.

Mecinaj: Klinika Psikiatrike nuk ka kushte të trajtojë mbidozimet

“Nëse flasim për numrin e përdoruesve ose të varurve nga droga, të gjitha statistikat flasin që numri i tyre fatkeqësisht është në rritje e sipër në Kosovë, sidomos brengos fakti qëështëprezent shumënëmesine të rinjve, adoleshentëve e sidomos në grupin e kanaboideve, siç është rasti me marihuanën. Por kemi raste edhe të rritjes së numrit të përdoruesve të substancave opioide që do të thotë përdoruesit e heroinës, metadonit etj. Karakteristikë e të rinjve është përdorimi i substancave psiko-stimuluese afatshkurta GJGP që është në trend kohëve të fundit por edhe grupit të kanaboideve, siç është rasti me marihuanën. Klinika nuk trajton mbidozimet të cilat janë mjaft të shpeshta, ne ofrojmë konsulta në qendrën emergjente varësisht nga kërkesat e kolegëve tanë, por klinika nuk ka kushte e as mundësi që të ofrojë trajtim për të mbidozuarit për këto substanca”, tha Mecinaj.

Mecinaj më tej tha se është mjaft brengosës fakti që shumë pacient ë vinë me urdhëresa të gjykatës për shkak të veprave të ndryshme e që në fakt nuk janë të motivuar për trajtim. Sipas tij këto raste paraqesin pengesë për trajtimin e pacientëve, të cilët shprehin motivim dhe interesim të mirëfilltë për trajtim detoksikues në Klinikën psikiatrike.

Drejtori i Qendrës Rehabilituese “Labyrinth”, Safet Blakaj tha se që nga viti 2002 të regjistruar në qendrën “Labyrinth” janë 1400 persona, përdorues problematikë të drogës.

Blakaj: 1400 persona të varur nga droga janë të regjistruar në “Labyrinth”

“Në qendrën “Labyrinth” që nga viti 2002 kemi të regjistruar me të gjitha të dhënat në databazën tonë 1400 persona,përdorues problematikë të drogës. Prej këtij numri ne kemi disa programe që zhvillohen këtu, programin e terapisëmbajtëse me metadon tash më janë 95 persona të cilët janë të rregullt nëqendrën tonë me baza ditore. Natyrisht që këtu ka edhe programe tjera siç janë edhe detosikimi apo edhe pastrimi nga drogat, i cili ështëprogram që ofrohet në baza ditore. Funksioni ynëështë shumë i orientuar tek zvogëlimi i dëmit, jo vetëm në atë kuptimin e thjeshtë sharmi që për neve nuk ka shumë kuptim, por tek trajtimi”, tha Blakaj.

Blakaj mes të tjerash shtoi se dukshëm ka rënë numri i përdoruesve të heroinës që është jashtëzakonisht mirë.

Blakaj: në Kosovë ka rënë dukshëm numri i përdoruesve të heroinës

“Dukshëm ka rënë numri i përdoruesve të heroinës që është jashtëzakonisht mirë. Ne me çdo kusht po tentojmë që heroinën të heqim nga skena e drogave dhe nuk jemi larg që heroina të hiqet nga skena jonë në Kosovë. Në përgjithësi marihuana është kanabisi kryesor dhe ka përfshi shkallë të gjerë të përdorimit të sajë jo vetëm në vendet urbane por edhe në ato rurale.Sipas të dhënave tona del që gjinia femërore është diku rreth 9% përdoruese të drogave, ato çka janë të regjistruara. Ky numër është i ultë i femrave por femrat rrinë mbrapa perdes e nuk lajmërohen për shkak se ne e dimë se në përgjithësi përdoruesit e drogave nuk dëshirojnë të identifikohen për shkak të stigmes dhe sigurisht shumë hezitojnë të paraqiten në qendër”, tha Blakaj.

Sipas tij, numri i vdekshmërisë nga droga është në ulje e sipër në krahasim me vitet e kaluar, ku në vitin 2012 ishte rritur shkalla e vdekshmërisë nga mbidozimet, por që fatmirësisht viteve të fundit ka rënë kjo dukuri.

Blakaj tha më tej se rrezik paraqet edhe përdorimi i shumëfishtë i drogave, që mund të rezultojë me fatalitet.

Ai në fund shtoi se ambienti ku qëndrojnë tërinjtë përcakton se a do të fillojnë ata të marrin drogë apo jo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat