Mot me shi, deri të mërkurën

Kosova

Mot me shi, deri të mërkurën

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:32

Sipas Institutit Hidrometerologjik të Kosovës, mbi vendin tonë gjatë pesë ditëve të ardhshme, do të mbizotërojë mot i ndryshueshëm.

Këto masa të cilat do të jenë labile, do të krijojnë kushte për një mot kryesisht të ndryshueshëm, me vranësira të dendura dhe reshje shiu.

“Këto reshje të cilat do të jenë me perioda do të vazhdojnë pothuaj gjatë gjithë këtyre pesë ditëve por, nga e mërkura, intensiteti i tyre do të jetë më i ulët, ku do të ngritën edhe temperaturat maksimale”, deklaron IHMK.

“Temperaturat minimale do të lëvizin nga 6-9 gradë Celsius, kurse , kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 13-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe më pas nga juglindja me shpejtësi 1-9m/s”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat