Sabri Bajgora: Qytetarët e Kosovës u vranë nga mungesa e fesë në shkolla (Video)

Kosova

Sabri Bajgora: Qytetarët e Kosovës u vranë nga mungesa e fesë në shkolla (Video)

Më: 1 maj 2016 Në ora: 21:12

Hyrja e Edukatës Fetare nëpër shkolla është një kërkesë e Bashkimit Europian për luftën kundër terrorizmit. Kjo lëndë do të jetë pjesë e procesit mësimor qysh prej Shtatorit të këtij viti në Shqipëri.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësministrja e Arsimit të Shqipërisë, Nora Malaj, duke theksuar se kjo gjë do të iu ndihmoj nxënësve për t’i njoftuar me fetë e shtetit të tyre.

Nga ana tjetër në Kosovë, çështja se a duhet të futet edukata fetare në shkollat publike si në Europë, në përgjithësi është bërë gjithnjë e ma diskutabile për vite të tëra.

Por Kosova është duke humbë kohë nga mos praktikimi i kësaj lënde. Kështu thotë në një intervistë për Televizionin Rrokum Imami i Bashkësisë Islame Sabri Bajgora.

Ai tregon se çka do të përmbante një lëndë e tillë.

Sipas Imamit Bajgora, shumë analistë po bëjnë paragjykime ndaj fesë islame duke u përpjekë me ndërlidhë laicitetin e Kosovës me fetarizimin e popullatës se saj.

Ideja kryesore e futjes së Edukatës Fetare sipas BIK-ut është edhe mbrojtja nga rrymat ekstreme radikale.
Por këto fjalë i demanton kryetari i Komisionit për Arsim në Kuvendin e Kosovës, deputet i Partisë Demokratike, Nait Hasani, i cili i ka thanë Televizionit Rrokum përmes telefonit se është një pjesë e Bashkësisë Islame që i ka ndihmuar disa të rinjve të shkojnë në luftërat në Siri.

Sipas Hasanit çdo predikim nëpër shkolla krijon tensione të reja, si thotë ai, Kosova nuk ka nevojë ta praktikoj futjen e lëndës fetare nëpër shkolla.

Televizioni Rrokum ka kontaktue edhe me Don Fatmir Koliqin, i cili nuk ka dashur të flas për këtë çështje, pasi siq tha ai, në Kosovë kjo temë nuk është aktuale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat