Kosova dhe imazhi i duhur i saj

Kosova

Kosova dhe imazhi i duhur i saj

Nga: Ridvan Emini Më: 1 maj 2016 Në ora: 17:52

Shtetet e reja pas formimit të tyre në kuptimin e plotë të fjalës përpiqen që të krijojnë një imazh sa më të mirë. Ato (shtetet e porsaformuara) shpeshherë edhe e tejkalojnë vetveten duke u përpjekur të duken sa më mirë në arenën ndërkombëtare. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për imazhin në kuptimin e pamjes, por edhe për imazhin mendor për Kosovën.

Pa dyshim se imazhi i një shteti ka rëndësi të madhe si për pozitën që ai shtet gëzon në arenën ndërkombëtare, aftësinë për të realizuar interesa në politikën e jashtme, tërheqjen e investimeve të huaja, ashtu edhe për çështje të përditshme me të cilat ndeshen qytetarët e tij kur udhëtojnë jashtë vendit e kështu me radhë. Imazhi i shtetit të Kosovës në botë deri me tani nuk ka treguar se është pozicionuar mirë, madje në këtë drejtim shihet qartë se vendi ynë ka probleme serioze.

Një gjë e tillë dëshmon edhe një vendim që ishte marrur nga EBU që flamuri i Kosovës të mos valëvitet në Stokholm të Suedisë në spektaklin e madh kulturor të quajtur Eurovision, edhe pse pas reagimit të diplomacisë kosovare dhe transmetuesit publik të Kosovës ishte tërhequr vendimi për Kosovën. Kjo ndalesë e kishte renditur Kosovën përkitazi me disa vende si Crimea apo edhe organizatën terroriste të ashtuquajtur Shteti Islamik(ISIS).

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë dhe diasporë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat