Ramadani: Po, është e vërtet kemi dhënë dorëheqje nga Nisma

Kosova

Ramadani: Po, është e vërtet kemi dhënë dorëheqje nga Nisma

Më: 1 maj 2016 Në ora: 11:15

Kryetari dhe Kryesia e degës së partisë Nisma në Ferizaj kanë dhënë dorëheqje me arsyetimin se koalicioni AAK-NISMA ka shuar shpresat e anëtarësisë për një opozitë të bashkuar dhe realizimin e aspiratave të këtij subjekti politik.

Kështu ka konfirmuar, kryetari i deritashëm i kësaj dege, Valon Ramadani.

“Po është e vërtet, unë si kryetar i degës së NISMA në Ferizaj kam dhënë dorëheqje dhe e gjithë Kryesia e kësaj dege. Të gjitha detajet tjera rreth këtij vendimi për dorëheqje do të bëhen publike në javën e ardhshme”, tha kështu shkurt për KosovaPress Ramadani.

Sipas tij, vendimi është marrë ditën e shtunë, në mbledhjen e këtij Këshilli, ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinisë të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë.

Më poshtë mund të gjeni njoftimin dhe vendimin e plotë të Degës së NISMA në Ferizaj:

N J O F T I M

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës i njofton se, sot më dt.30 prill 2016, në mbledhjen e këtij Këshilli ku pjesëmarrës ishin edhe kryesia e rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj, pas një debati mjaft të gjatë, lidhur me situatën e krijuar në këtë degë, si pasoj e lidhjes së koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, Kryetari i kësaj dege Valon Ramadani, së bashku me të gjithë anëtarët e kryesisë, duke përfshirë edhe ata të rinis së parisë NISMA - dega në Ferizaj, me një apstenim morën këtë:

V E N D I M

Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), aprovon kërkesën për dorëheqje të Kryetarit të partisë NISMA - dega në Ferizaj, Z. Valon Ramadani.

Dorëheqje të parevokueshme japin edhe të gjithë anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj, si dhe anëtarët e kryesisë së rinis të këtij subjekti politik në Ferizaj.

A R S Y E T I M

Dispozitivin e këtij vendimi, Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj) e arsyeton për fa ktin se koalicionit parazgjedhor AAK/NISMA, tani më ka shuar shpresat e krijuara të qytetarëve, se një opozitë e bashkuar sinqerisht një ditë do ta ndryshonte qeverisjen ekzistuese në vend.

Anëtarët e Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), erdhën në përfundim (me një apstenim), se koalicioni parazgjedhor AAK/NISMA, nuk do të shkon as se si, në të mirë të partisë NISMA duke përfshirë edhe – degën në Ferizaj, për arsye se ky koalicion nuk mendojmë se është lidhur, duke respektuar parimin për një shtet ligjorë, e që ishte MAKSIMA mbi të cilën u themelua subjekti politik NISMA për Kosovës, dhe si pasoj e kësaj Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj), mendon se me koalicionin në fjalë, nuk do të fiton asgjë qytetari i Kosovës, sikur se as vet Republika e Kosovës në kuptimin e shtetit ligjor, mbi këtë fakt dhe shumë arsye të tjera në kuptimin parimor politik dhe ideologjik, e që nuk janë në një vijë të drejtë në mes këtyre dy subjekteve politike (AAK/NISMA), Këshillit Iniciues (Kryesia e partisë NISMA - dega në Ferizaj)vendosi si në dispozitivin e këtij vendim.

Çdo komunikim me media dhe qytetar nga partia NISMA - dega në Ferizaj, shpallet i përmbyllur me rastin e publikimit të këtij njoftimi për shuarjen e kësaj dege.

Duke i falënderuar të gjithë qytetarët e Ferizajt, aktivistët, dhe strukturat e partisë NISMA - dega në Ferizaj për kontributin e tyre të dhënë në këtë subjekt.

Me respekt,

Kryetari i partisë NISMA - dega në Ferizaj

Valon Ramadani

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat